Zayn Malik tradhëtoi të dashurën Gigi Hadid me një masazhiere

Zayn Malik tradhëtoi të dashurën Gigi Hadid me një masazhiere

Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Këngtari me famë botërore Zayn Malik akuzohet se ka tradhëtuar të dashurën e tij Gigi Hadid.

Tradhëtia bëhet e ditur të ketë ndodhur në muajin mars pasi çifti mori pak pushim nga njëri-tjetri.

Sipas mediave rozë, këngëtari ka kryer marrëdhënie seksuale me një masazhiste 41-vjeçare të quajtur Italian Enrica.

Zayn mund të ketë çdo vajzë që dëshiron dhe ai ishte me Gigin. Ndaj unë u befasova shumë kur ai më kushtoi vëmendje, një grua 41-vjeçare me forma.

Ai më bëri të ndihem e veçantë. Por, pas një kohe kuptova se ishte vetëm duke më përdorur.

                     Italian Enrica

Gjithashtu duke hedhur dritë mbi atë se si Zayn e kishte rezervuar për masazh, Enrica shtoi se:

Unë shkova në dhomën e tij të gjumit dhe bëri një sesion masazhesh. Ai tha se ishte shumë i lodhur dhe i stresuar. Më tha të kthehesha ditën tjetër, por më pas dukej i pasjellshëm dhe pa interes. 

                          Italian Enrica

Bëhet e ditur se ngjarja të ketë ndodhur dy javë pasi supermodelja dhe këngëtari kishin njoftuar se ishin ndarë.

Megjithatë çifti simpatik u pa shumë shpejt në shoqërinë e njëri-tjetrit duke konfimuar se ishin kthyer sërisht bashkë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës