RROGOZHINE- Zjarri i vënë 2 muaj më parë në burgun e Rrogozhinës, ka qenë i qëllimshëm dhe është vendosur nga dy të burgosurit Ledjon Gjika dhe Jurgen Meçalli.
Në këtë konkluzion ka arritur prokuroria e rrethit gjyqësorë të Kavajës, pas hetimeve ku ka rezultuar se zjarri është vënë nga këta dy shtetas dhe kërkon nga gjykata dënimin e tyre.
Aktualisht këta dy shtetas ndodhen në burg për vepra të tjera penale.
Zjarri në burgun e Rrogozhinës u vu pasditen e 31 janarit të këtij vitit, ndërsa 21 të burgosur u asfiksuan. Dy prej tyre morën dëmtime të rënda e më pas u kuruan në kryeqytet si dhe 78 të burgosur të tjerë u evakuan për arsye sigurie nga burgu i Rrogozhinës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com