Zbardhen shifrat: Në vitin 2014
8509 gjyqe për largime nga puna
Të larguarit nga puna duket se i kanë hapur mjaft punë Gjykatës Administrative në vitin 2014. Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë këtij viti janë marrë në shqyrtim plot 8509 çështje me objekt marrëdhëniet e punës. 7226 prej tyre kanë marrë përgjigje që në vitin 2014, ndërsa 1283 janë shtyrë për vitin 2015.
Të larguarit nga puna duket se i kanë hapur mjaft punë Gjykatës Administrative në vitin 2014. Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë këtij viti janë marrë në shqyrtim plot 8509 çështje me objekt marrëdhëniet e punës. 7226 prej tyre kanë marrë përgjigje që në vitin 2014, ndërsa 1283 janë shtyrë për vitin 2015.
Me fluksin më të madh të çështjeve është përballur Gjykata Administrative e Tiranës, e cila ka marrë në shqyrtim plot 3,549 çështje për marrëdhënie punë, ndërkohë 1591 çështje të tjera të kësaj natyre janë marrë në shqyrtim Gjykata e Shkallës së Parë, po e kryeqytetit. Numër të lartë çështjesh hasim dhe në Gjykatat Aministrative të Vlorës, Shkodrës e Gjirokastrës, të cilat kanë marrë në shqyrtim përkatësish 868, 675 dhe 390 çështje.
Ngarkesa e gjyqtarëve
Në një analizë për vitin 2014, Ministria e Drejtësisë pranon se volume të tilla çështjesh kanë krijuar flukse thuajse të papërballueshme çështjesh për gjyqtarët. “Duke iu referuar të dhënave statistikore konstatohet një volum shumë i lartë çështjesh të regjistruara në gjykatat administrative. Konkretisht, përgjatë vitit 2014 janë regjistruar 55479 çështje, nga të cilat 36558 çështje në Shkallë të Parë dhe 18921 çështje në Gjykatën e Apelit. Gjatë të njëjtës periudhë, janë dhënë 24211 vendime gjyqësore, nga të cilat 19600 vendime në Shkallë të Parë dhe 4611 vendime në Gjykatën e Apelit.
Këto të dhëna tregojnë se numri mesatar i çështjeve të regjistruara për 1 gjyqtar në Shkallë të Parë është 1261 çështje ose 1016 çështje, ndërsa në Gjykatën e Apelit është 2703 çështje. Po ashtu, numri i vendimeve të dhëna nga 1 gjyqtar në shkallën e parë është 676 vendime, ndërsa në Gjykatën e Apelit është 659.
Në raport me standardin e parashikuar në përcaktimin e numrit të gjyqtarëve prej 246 çështje, konstatohet se ka një rritje shumë të ndjeshme të ngarkesës në raportin 1:5 për gjyqtarin e Shkallës së Parë dhe 1:11 për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4154
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Elena Kocaqi në ‘FrontLine’: 'Shteti Bektashi', gabim dhe marrëzi e Ramës! Nëse opozita s’do merrej me Berishën, do ishte e bashkuar në fushatë
28 Janar, 19:28