Zbardhet atentati mbrëmë në Velipojë! Dy të arrestuar, policia: Tentuan të vrisnin dy të tjerë, njëri u përgjigj me zjarr

Zbardhet atentati mbrëmë në Velipojë! Dy të arrestuar, policia: Tentuan të vrisnin dy të tjerë, njëri u përgjigj me zjarr

TIRANE-Zbardhet atentati mbrëmë në Velipojë. Dy persona janë arrestuar, ndërsa njëri është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Fatjon Prela 28 vjeç dhe Albert Firkuqja 30 vjeç nga fshati Rec.

Sipas policisë dy të arrestuarit, tentuan që të vrisnin me armë zjarri dy persona të tjerë. Ndërkohë që është shpallur në kërkim njëri prej personave drejt të cilit u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Por si ndodhi ngjarja? Mbrëmë rreth orës 22:20 pranë një lokali dy të arrestuarit tentuan të vrasin me armë zjarri I. H. 31-vjeç dhe Genc Mujën 36-vjeç, të dy banues në Shkodër. Sipas policisë, pas ngjarjes autorët janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e policisë.

Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të Fatjon Prelës. Ata akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, armëmbajtje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë konfliktit, njëri nga personat që ka qenë objektiv i atentatit, me inicialet I. H. 31-vjeç është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, teksa plumbat kapën makinën e Prelës me të cilën u largua bashkë me shokun e tij. 

Ndërkohë që Genc Muja është lënduar lehtë nga të shtënat me armë zjarri të dy personave të arrestuar dhe pas mjekimit në spital është larguar për në shtëpi jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që është shpallur në kërkim 31-vjeçari me inicialet I.H. Burime për Report Tv pohojnë se shkak i përplasjes kanë qenë konflikte të vjetra. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre