Zbardhen argumentet e Ministrisë së Drejtësisë, mbi kërkesën e tyre për ekstradimin e Ilir Bajrit, vëllait të Safet Bajrit. Ilir Bajri rezulton i dënuar me 5.6 vite nga gjykata e Bolonjës si pjesëtar në organizatë kriminale me qëllim trafikim të qenieve njerëzore, ndërsa mbi të rëndonin akuzat “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion klandestin” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Në kërkesën e dërguar nga Ministria italiane e Drejtësisë asaj shqiptare argumentohet se Ilir Bajri së bashku me të afërmin e tij, Enver Bajri, nga viti 2000 deri në 2002 kanë shfrytëzuar për prostitucion të paktën 11 gra dhe vajza. Këto vajza vinin kryesisht nga Shkodra, por edhe qytetet të tjera të Shqipërisë. Ato pajiseshin nga krerët e këtij grupi kriminal me pasaporta false dhe më pas detyroheshin të dilnin në rrugë dhe të prostituonin. Këtë detyrë e kryente Ilir Bajri, i cili u gjente hotelin dhe u tregonte zonën se ku do të dilnin për të prostituuar dhe paratë e fituara vinin në Shqipëri, përmes Fatmir Tafazi që kishte rolin e korrierit në këtë grup.
Mësohet se njëra prej disa vajzave, pas arrestimit të Enver Bajrit, në 2001 u rikthye në Shqipëri, por ky i fundit sapo u lirua e ka detyruar të rikthehet në Itali dhe të vazhdojë prostituimin.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk deklaroi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit Blerim Tominaj
27 Mars 2023, 19:38
-
Gjykata e Shkodrës liron nga burgu Behar Bajrin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal
29 Qershor 2020, 17:02
-
Vettingu shkarkon nga detyra prokurorin e dosjes së grupit kriminal 'Bajri', nuk deklaroi 3.6 mln lekë
16 Qershor 2020, 09:38
-
OFL u dërgon formularin për justifikimin e pasurisë Ilir Rustemit në Shkodër dhe tre hajdutëve në Tiranë
28 Maj 2020, 15:17
-
Ping-Pong me dosjen 'Bajri'/ Gjykata çon çështjen për interpretim në Gjykatën e Lartë (që nuk funksionon)
9 Prill 2020, 18:12
-
U dënua me 1.7 vite burg, lirohet pas 19 ditësh Klaudio Hoxhalliu, pjesë e grupit 'Bajri'
1 Prill 2020, 16:43
-
Ekskluzive/ Dosja 'Bajri' sërish në SPAK! Shkodra shpall moskopetencë: Pushojeni akuzën e grupit kriminal dhe korrupsionit
6 Mars 2020, 13:02
-
SPAK-u çoi dosjen 'Bajraj' në Shkodër, PD: Refuzuan të çojnë para drejtësisë organizatën me lidhje shtetërore
7 Shkurt 2020, 13:51
-
Bie akuza për grup të strukturuar/ SPAK-u transferon dosjen Bajri në Shkodër
7 Shkurt 2020, 10:24