Zyrtare: Lear Kurti vdiq nga mbidoza e kokainës! Ekspertiza mjeko-ligjore: I shkaktoi ishemi akute dhe ndalim të menjëhershëm të zemrës

TIRANË- 32-vjeçari Lear Kurti, i cili ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariatin e policisë, ka ndërruar jetë nga mbidoza e kokainës, që i shkaktoi infarkt. Kështu thotë zyrtarisht akti i ekspertimit mjeko-ligjor, i zbardhur sot nga Prokuroria e Tiranës, pothuajse një muaj pas vdekjes së të riut. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së Lear Kurtit, ka qenë helmimi (mbidozë) akut me lëndë narkotike të tipit kokainë, duke i shkaktuar infarkt në zemër.

‘Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike: Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës).’- thuhet në aktin ekspetimit mjeko-ligjor.

Mbrëmjen e 19 tetorit në lagjen ‘Riza Cuka’ në Tiranë, policia i bëri thirrje 32-vjeçarit Lear Kurti që të ndalojë, por ky i fundit nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe është larguar me vrap. Efektivët e kanë ndjekur dhe kanë arritur që ta ndalojnë, të cilin më pas e kanë shoqëruar në komisariat. Por gjatë rrugës për në ambientet e komisariatit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht dridhje. Menjëherë i riu është dërguar në spital, por sipas mjekëve ai ka mbërritur atje pa shenja jete.

Sipas ekspertizës paraprake, u bë me dije se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i ishte gjetur një përmbajtje plastike disa cm me kokainë. Gjatë ndjekjes, burime bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk donte të arrestohej. 

Vdekja e të riut shkaktoi një sërë përplasjesh, pasi opozita akuzoi policinë e Shtetit se ishin ato që e vranë Lear Kurti, e për ketë thirrën edhe protesta duke kërkuar drejtësi. Ndërkohë deri në sqarimin e plotë të ngjarjes, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë

Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë