Shpallen fituesit e maratonës së Tiranës, Luiza Gega triumfon në garën për femra për 21 km

TIRANE - Abel Kibet Rop dhe Luiza Gega janë fituesit e garës në 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës. Abel Kibet Rop nga Kenia e përfundoi garën për 01:05’,13’’, ndërsa rekordmenia jonë, Luiza Gega arriti finishin e 21 kilometrave për 01:14’, 18’’. Duhet thënë se gara e 21 km për meshkuj u dominua nga sportistët kenian të cilët plotësuan edhe dy vendet e tjera të podiumit.

Ndërkohë që Nelson Kipkogei Kerutich nga Kenia dhe Ruth Nundu Mbatha po nga Kenia ishin fituesit e garës në kategorinë “Tirana 10K”, prej 10 km. Kerutich arriti të fitoi garën e 10 km për meshkuj duke e përshkruar gjithë itinerarin për 32 minuta e 31 sekonda, Mbatha fitoi garën për femra duke përshkruar 10 km për 36 minuta e 46 sekonda.

Fitues i garës i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha. 

Fituesit e Maratonws sw Tiranws 2018

 Kategoria Half Marathon (21, 0975 km)  

Femra 21 km : 

Vendi i I - Luiza Gega (Shqipëri) 01: 14’’ 18’’

Vendi i II - Agnes Chebet (Kenia) 01: 14’ 56’’

Vend i III - Christine Moraa Oigo (Kenia) 01: 15’ 59’’

Meshkuj 21 km:

Vendi i I  - Abel Kibet Rop (Kenia) 01: 05’ 13’’

Vendi i II – Hosea Kiplagat Tuei (Kenia) 01:05’ 45’’

Vend i III – Evans Kipngetich Tanui (Kenia) 01: 07’ 12’’

Kategoria “Tirana 10K”

Femra 10 km: 

Vendi i I – Ruth Nundu Mbatha (Kenia)  00: 36’ 41’’ 

Vendi i II – Hellen Jepkosgei Kimutai (Kenia) 00: 37’ 19”

Vend i III – Zita Kecser (Hungari)  00: 38’ 10’’ 

Meshkuj 10 km:

Vendi i I - Nelson Kipkogei Cherutich (Kenia)  00:32’ 31’’ 

Vendi i II - Mathew Kosgei (Kenia) 00: 32’, 59’’

Vend i III - Moses Kipruto Kibire (Kenia) 00:33’ 20’’

Kategoria “We too”

Vendi i I - Bledar Suxha (Shqipwri) 00:12’ 00’’

Vendi i II - Erblin Karaj (Shqipwria) 00: 12’ 08’’

Vendi i III - Dovlet Xhangolli 00:12’ 17’’

Veliaj: Vitin e ardhshëm sjellim flekën olimpike nga Greqia
Në fjalën e tij përpara nisjes së maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë si dhe ata që e mundësuan atë, theksoi se ajo është një mundësi për të treguar që Tirana është një qytet që do progresin, sportin dhe jetën e shëndetshme.

E di që do të ketë shumë kompetitivitet, kanë ardhur disa sportistë profesionistë. Në fund fare, të gjithë e dimë, shpirti i maratonës, si ai ushtari i mirë i Athinës është të mbërrijë në destinacion dhe të themi që betejën e fituam. Suksese të gjithëve, jemi të gjithë fitimtarë në një qytet ku rrëzohemi dhe ngrihemi bashkë dhe jam i bindur që në fund fare të gjithë do përqafohemi si fitimtarë. 

Erion Veliaj, kryetar i Bashisë së Tiranës

Ai theksoi se kjo maratonë ka një tjetër të veçantë pasi kurorat për fituesit kanë ardhur nga zona e maratonës në afërsi të Athinës, pikërisht aty ku ka lindur kjo garë.

Kjo është hera e tretë që ne organizojmë Maratonën e Tiranës. Kësaj here fituesit do të kenë dhe kurorat e Ullirit posaçërisht nga Maratona pranë Athinës, origjinale nga i njëjti vend ku nisi maratona dhe ku një luftëtar i Athinës pas betejës me Persinë vajti dhe vrapoi në qytet për 42 kilometra për t’i treguar qytetit që betejën e fituam. Ne sot duam t’i tregojmë qytetit që edhe ne do e fitojmë betejën tonë, për të pasur një qytet progresist, modern dhe dua të falenderoj të gjithë qytetarët që sot në mënyrë shembullore, jo vetëm në itinerarin ku zhvillohet maratona, pro në të gjithë qytetin nuk kanë përdorur makinat, duke e kthyer Tiranën realisht në një qytet pa makina. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe ndoshta herën e parë fillon duke lënë makinën, herën tjetër fillon duke marrë pjesë në Maratonë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë theksoi faktin se maratona e Tiranës është një ngjarje sportive ku garojnë jo vetëm sportistë, por edhe ku promovohen kauza të ndryshme shoqërore, siç është edhe ajo e njerëzve me aftësi ndryshe. “Kemi në fakt jo ndarje sipas kombesh, por kemi edhe ndarje sipas kauzave. Kemi shumë kauza sot. Një nga garat është gara e “We too” për të gjithë personat me aftësi speciale, ju japim një super duartrokitje atyre, kurajë dhe shumë fuqi si një qytet që është i aksesueshëm për të gjithë dhe që i pranon të gjithë. Ndërkohë që kemi disa kauza të tjera që pashë. Pashë që kemi një “Run for refugees”. A mund t’i japim një duartrokitje të gjithë kolegëve të “Run for refugees”? Janë atje mendojnë që hanë bukë veç, por në fakt hanë bukë me ne sepse edhe ne besojmë si ata që duhet të jemi një vend dhe një kontinent që refugjatët i trajton me respekt si një komb që e ka kaluar vetë këtë eksperiencë me emigracionin”, u shpreh kryetari i bashkisë.

Maratona e Tiranës

Veliaj ka falënderuar të gjithë vullnetarët, policinë bashkiak dhe atë të shtetit, emergjencat që po kujdesen për mbarëvajtjen e maratonës. “Në fund fare, ka një ushtri me njerëz po aq sa kemi këtu në shesh në fakt të cilët janë stacionuar në të gjithë itinerarin. Ata janë vullentarët tanë, ata janë policët e shtetit, policia bashkiake, policia rrugore, emergjencat, infermierët, të gjithë punëtorët që kanë punuar tek liqeni që për herë të parë është bërë pjesë e këtij itinerari. Ndoshta nuk janë këtu për ta dëgjuar mirënjohjen tonë, por jam i sigurt që mund të ndjekin në televizor, a mund t’i japim një brohoritje të gjithë çunave dhe gocave që kanë punuar? Ne jemi një qytet mirënjohës dhe duke qenë se jemi një qytet mirënjohës dua që secili të ndjehet i falënderuar”, tha Veliaj. Maratona është e organizuar në disa kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të provojë vetveten në një garë rezistence, por pse jo dhe të fitojë.

Pjesë e maratonës edhe personat me aftësi të kufizuara

Në kategorinë “We too”, marrin pjesë njerëzit më aftësi ndryshe. Kjo garë synon që të ndërgjegjësojë qytetarët që jo vetëm të merren me sport por edhe për të përcjellë mesazhin që pavarësisht aftësive gjithkush ka të drejtë të jetojë dhe të jetë pjesë e shoqërisë. Gara e vërtetë zhvillohet në 2 kategoritë e tjera Half Marathon (21,0975 km) dhe Tirana 10K, ku përveç të apasionuarëve pas vrapimit dhe sportit marrin pjesë edhe atletë profesionistë. Pavarësisht motit jo të qëndrueshëm, qindra qytetarë kanë dalë përgjatë segmentit ku dhe kalon itinerari i maratonës, jo vetëm për të shuar kureshtjen për të parë një garë të vërtetë sportive, por edhe për të mbështetur pjesëmarrësit në të.

Rrugët që u bllokuan
Më herët, Bashkia e Tiranës informoi qytetarët për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa segmente rrugore, ku do kalojë Maratona e Tiranës. Pjesë e planit të masave organizuese për mbarëvajtjen e maratonës është ndalimi i qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Abdi Toptani”, “George W. Bush”, “Rruga e Barrikadave”, “Urani Pano”, “Ded Gjo Luli”, “Rruga e Kavajës” deri te kisha “Katolike” dhe kthim, “Ibrahim Rugova”, “Lek Dukagjini”, si dhe segmentet hyrëse rruga “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë deri në qendër, “Rruga e Durrësit” nga kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri në qendër, Bulevardi “Zogu I” nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në qendër, “Rruga e Dibrës” nga “Selvia” deri në qendër, rruga “Luigj Gurakuqi” nga sheshi “Avni Rustemi” deri në qendër, në datën 07 Tetor 2018, duke filluar nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit që preket nga ky ndalim do të bëhet në “Unazën e Mesme”, përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, rruga “Sami Frashëri”, rruga “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Myslym Shyri” deri tek rruga “Sami Frashëri”, rruga “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

Aksesi hyrës për në rrugën “Skerdilajd Llagami” do të kryhet nga rruga “Faik Konica”, e cila do të kthehet provizorisht me dy sense lëvizjeje. Ndërkohë, lëvizja e mjeteve të transportit publik do të bëhet: “Rruga e Elbasanit” do të devijohet tek rruga “Arben Broci”; rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohet tek sheshi “Avni Rustemi”; “Rruga e Dibrës” do të devijohet tek “Medreseja”; “Rruga e Kavajës” do të devijohet tek “Fabrika e Bukës”; bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohet tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rrugës së Elbasanit”; rruga “Sulejman Delvina” do të devijohet te sheshi “Ëillson”; “Rruga e Durrësit” do të devijohet tek sheshi “Karl Topia” dhe Bulevardi “Zogu I” do të devijohet tek rruga “Dervish Hatixhe”.

Harta e itinerarit të maratonës së Tiranës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tezka: 07/10/2018 12:07

    Bravo Tirana bravo te madhe per Julinda Dhamen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave