Zbardhet skema e përgjimeve/ Si u zbuluan bandat kriminale! Pasi i arrestuan xhaxhanë 'kokës' së grupit filloi frika: Është spiun, ska mundësi tjetër

Zbardhet skema e përgjimeve/ Si u zbuluan bandat kriminale! Pasi i arrestuan xhaxhanë 'kokës' së grupit filloi frika: Është spiun, ska mundësi tjetër

1568383734_operacionilimit.jpg

Me datë në 11 dhjetor të vitit 2018 arrestohen në Selanik 31 persona shqiptar dhe të huaj mes tyre edhe Nikolin Karpurani, drejtues i këtij grupi kriminal i cili merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. Po nga ky operacion rezultoi se ky grup kriminal kishte bashkëpunuar për shpërndarjen e lëndës narkotike me Olger Bamllari dhe Aleksandër Banin, i njohur me emrin 'Veshua', "Bledi" person ende i paidentifikuar

Me datë 18 dhjetor të vitit të kaluar në Greqi është arrestuar Genc Bamllari, xhaxhai i Ogler Bamllarit. Genci Bamllari ka pasur rol drejtues në një organizatë kriminale ndërkombëtare, aktiviteti i të cilit ka qenë trafikimi i kokainës dhe roli specifik ka qenë pritja e sasive të kokainës në Greqi me qëllim shitjen e saj në Selanik. Në këtë veprimtare rezultojnë të përfshirë Olger Bamllari dhe disa shqiptarë të tjerë, rezident në shtetin helen. Në datë 17 dhjetor Valjer Bamllari ka telefonuar Olger Bamllarin për t'i treguar se ishte njoftuar se ishte arrestuar vëllai i tij Genc Bamllari, nga bashkëshortja e tij Miranda.

Olger Bamllari sapo merr vesh që është arrestuar xhaxhai i tij, ka telefonuar Aleksandër Pepin dhe i ka thënë të dilte urgjent, gjë e cila lë të kutohet se edhe Pepi është i përfshirë në këtë grup kriminal.

Pas marrjes së lajmit për arrestimin e Genci Bamllarit disa persona të përfshirë në grupin kriminal e telefonojnë për të mësuar nëse kjo ishte e vërtetë duke thënë se ndihen të frikësuar se mos arrestohen edhe ata.  Në 18 dhjetor Olger Bamllari merr një telefonatë nga një person i njohur me emrin 'Bledi', i cili thotë se po qëndron te shtëpia e një shoku dhe nuk ka dalë prej disa ditësh prej saj sepse ndihet i frikësuar se mos e arrestojnë edhe atë. 

Ndërsa në datë 5 janar 2019 Olger Bamllari zhvillon një bisedë telefonike me xhaxhanë e tij Genci Bamllarin, i cili i shpjegon se si ishte arrestuar.

844: Alo

198: Emo xhaçke

844: Eeee. Emo xhaçke

198: Ku je mo lali

844: Emo  çar po bën mo

198: Çkemi o? Hiç o ja dje me sollën këtu në Dhiavata edhe mora kartë tashi edhe thashë të dal të marr lalin. Çar bën o?

844: Eee! E hë! Mirë mo mirë. Ti çar bën?

198: Hiç mo, çkemi ja këtu

844: Ore

198: E lali!

844: Eee! Si ashtu mo ça, çkemi ja këtu, si qysh tek?

198: Dëgjo bre! Unë sapo dola nga shtëpia

844" Po

198: Një çikë më poshtë, janë ca klube aty poshtë, do vinja të paguanja dritat dhe kur të më dolën dy makina, bërdam, bërdam më rrethuan, më thanë lidhe biçikletën, më hipën në makinë e direkt në shtëpi. U ngjitën lart dhe më thanë mua do flasësh vetëm në greqisht. Hapën derën dhe ata fëmijë ishin të sëmurë. Më thanë ke gjë në shtëpi? Jo. Kontrolluan, s'gjetën gjë. më pas erdhën dhe thirrën një makinë dhe një qen. Vunë qenin, pastaj i gjetën. Unë i thashë që ka një javë që mi kanë sjellë. U gënjeva se njëri nga ata më tha kam hall dhe do më japë 2000  euro. Gjetën atë fletoren, por nuk e pranova . Çar janë këto. Më pyetën a ke vajtur ndonjëherë në karburant. I thashë unë aty ka kaloj përditë. Jo më thanë a ke takuar njeri aty. Tani i bie që i ka thënë ai se në karburant unë vetëm me atë u takova ditën e fundit.

844: Po ai nuk të vinte në shtëpi ty

198: Jo bre në karburanti. Më kuptove si është muhabeti tani. Dorën në zjarr nuk e vë, por mua për atë më pyetën.

844: Po të thanë gjë për atë?

198: Jo, jo vetëm kaq më pyetën. Po ata djemtë që të sollën, kanë ardhur ndonjëherë? Meqë më bëre këtë pyetje thashë unë, mos kishit nxjerë ndonjë ashtu. Jo i thashë unë, vetëm njëherë erdhën i thashë unë. Ka vetëm kaq. Po ti, tha ke shitur? Po çbëni mo, kshu i thashë unë, nuk jam unë nga ata njerëz të shes thashë unë. Ore dy që erdhën, thashë unë,  në një dhomë, në një kuzhinë, kam unë kushte, thashë unë të mbaj të këtilla gjëra thashë unë?

844: Unë kastile nuk ta solla atë

198: Edhe duhet një avokat i mirë. Mua më thanë për Margaritin

844: Atë do marr edhe unë.

Në bisedën më 12 janar të këtij viti, dhe një personi i arrestuar në Selanik, Nikolin Kapurani i kërkon Olger Bamllarit para për të paguar avokaten.


Lajmi kryesor:

Operacioni Limit/ Gjykata lë në burg 21 të arrestuarit, 'arrest shtëpie' për tre të 'sëmurët'! Zbardhen përgjimet


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi