Zbardhet skema/ Si policët gjobisnin makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i fusnin në xhep, 22 policë në hetim! I paditi një shqiptar nga Kosova

Tiranë- Një shqiptar i Kosovës ia kishte dhënë në dorë policit të Shqipërisë paratë e gjobës që i kishte vënë në rrugën e kombit, por u ndalua sërish disa kohë më vonë dhe rastësisht rezultoi të ishte debitor.

Episodi shërbeu si indicie kryesore për nisjen e hetimeve dhe zbulimin e grupit me 22 uniforma blu që vidhnin paratë e gjobave, që rezultuan në një dëm mbi 2.2 mln lekë të reja.

I habitur, shtetasi nga Kosova u tha policëve që gjobën e pagoi menjëherë në dorë në momentin e nënshkrimit gjatë kohës që lëvizte në Rrugë të Kombit, kjo e parashikuar në Kodin Rrugor për të huajt që ndëshkohen brenda vendit tonë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Që këtu nisi një verifikim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, i cili zbuloi skandalin e madh të zhvatjes nga efektiv të rrugores.

Pas 9 muaj hetimesh, Agjencisë e Mbikëqyrjes Policore kërkoi firmosje të 22 masave me vendim gjykate (tabelë), 5 prej të cilëve në “arrest në burg” për efektivë të Policisë Rrugore të Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, që veprimtarinë e tyre e kishin në Rrugën e Kombit. 22 policët, me në krye Gramoz Dafkun, në masë “detyrim paraqitje”, në atë kohë shef i seksionit të qarkullimit, sot me detyrë në Elbasan, mundën të zhvatin paratë e gjobave të të huajve, të cilat nuk i dorëzonin pranë zyrës së financës.

Hetimi zbuloi se skema e tyre ishte aq e thjeshtë sa deri në banale për nga vetëbësimi i policëve që nuk do të pikaseshin. Ata ndalonin makina me targa të huaja, nga vendet e BE-së, Evropës Lindore, por sidomos të Kosovës, të cilët pasi i gjenin në shkelje i gjobisnin në vlera nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.

Vjeljen e gjobave, me dëshirën e shoferëve, e bënin në vend, plotësonin procesverbalet dhe më pas i hidhnin të dhënat në sistemin e gjobave, por nuk dorëzonin paratë, duke menduar se skema e tyre nuk do të zbulohej.

Vjedhja e parave të gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023, ndërsa së fundmi AMP ka sekuestroi procesverbale dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale. Në total janë 160 gjoba në vlerë rreth 1 milion e 300 mijë lekë, por me kamatë vonesat e llogaritur vlera rritet me 60% dhe shkon në 2.2 milionë lekë.

Emrat e  policeve ne hetim dhe masat e sigurise 
1- N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal "Arrest me burg"
2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg"
3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, "Arrest me burg
4 Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest me burg".
5. Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg
6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest ne shtepi.
7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi”
8. Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi
9. Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, Arrest në shtëpi"
10-Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan," Detyrim paraqitje"
11-N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Tumi në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, "Detyrim paraqitje"
12-N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.
13-N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
14-Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, "Detyrim paraqitje"
15-Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
16-Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës," Detyrim paraqitje"
17-Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
18-Inspektor Gjelosh Laska me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
19-Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugon dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje
20- Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
21-Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugo dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2024 01:43

    Nje arsye e mire per te hequr sist.e pagesave te gjobave dorazi.I huaj,ose vendas, gjobat duhen paguar ne pika te caktuara,ose ne dogane (kur behet fjale per persona qe jane gjobitur duke dale nga vendi),ku te marrin kuponin si prove pagese.Ketu tek ne,te arrestojne ne vend po tentove te paguash gjoben policit qe te gjobit.

    Përgjigju
    • Erik: 21/09/2024 09:25

      Nese je nisur nga Prishtina per plazh me familjen ne Sarande, nuk ke vakt e nerva te paguash gjoben ne Rreshen e te kthehesh t'ia tregosh policit deshmine e pageses tek Tuneli, 30 km me tutje, per te marre dokumentat mbrapsh. Keshtu qe pagesa tek polici ne dore eshte e duhura per automjetet me targa te huaja, por polici duhet te japi deshmi qe e ke kryer pagesen. Perndryshe nese s'e paguan ne moment, ti kthehesh ne Kosove e ndrron targat per 20-30 euro, e me pas policia shqiptare nuk ka shanc te te ndaloje me e te kerkoje pagesen e gjobes te meparshme.

  • VAU DEJES: 20/09/2024 14:40

    Një skandal tjetër do t'ju them: shumica e tyre janë në rrugë kur nuk janë në detyrë. ata përdorin uniformat për t'u maskuar gjatë kohës së tyre "të lirë nga puna". rrugët janë për biznes, shoferët janë klientë. ata ndajnë me shefat e tyre rajonalë dhe zinxhiri është i gjatë. më gjobitën për parakalimin e automjetit të tyre në një korsi! të gjitha biletat e shkruara nuk kanë arsye legjitime. Qeveria duhet të shpallë amnisti!

    Përgjigju
  • Loni: 20/09/2024 11:28

    Ose ti denoj ashtu sic i parashikon ligji ose ti lej te lir. Se kam degjuar shum raste ku keta lloj individesh me gjykatat tona kan marre edhe pafajesi. Nese jan fajtor futini ne burg e kalbini se nuk e kan idene e detyres funksionale. Aq jan rrogat ne kete vend aq jan edhe nese te pelqen vazhdo detyren jo te privatizosh vendin e punes. Detyra funksionale shpesh here ne te gjitha pozicionet harrohet sidomos ketu e ne bote. Por o denojini te gjithe pa perjashtim si grup i strukturuar kriminal se jan mbi 2 persona jo ti lini nga 5 muaj burg edhe pastaj ti nxirrni. A do behet ndonjeher ky komb ? Pse kapni ate 70 vjecar per vjedhje energjie elektrike edhe e mbyllni 1 vit ne burg. Nuk eshte njeri ai si keta police gjobevenes? Kur do behet ky vend more aman se na plaset veshet e syt me keto lajme edhe drejtesi qe nuk egziston per asnje per vec atyre borgjezeve te majme.

    Përgjigju
  • Rumani.E: 20/09/2024 11:17

    Nqs doni te beni shtet direkt ne burg per vepren penale qe kane bere.Dhe verifikim pasurie nqs jo dokrra koti jo keshtu po ashtu.

    Përgjigju
  • Hassan: 20/09/2024 11:16

    Skema e niente judo.ne tatime ne dogana ne polici ne AKU.drejtorat Sheik te njejtat futura ne 11 vjet.c.prisni ju....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon

Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon