TIRANE- Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, në mbledhjen e radhës të zhvilluar më 8 dhe 9 dhjetor në Strasburg, ka marrë në shqyrtim, ndër të tjera, problemet që lidhen me zbatimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Konkretisht, problemin e kthimit e kompensimit të pronës për ish-pronarët, të cilët kanë 25 vjet që nuk po gjejnë drejtësi, ndonëse me ligj shteti shqiptar u ka njohur të drejtën e pronësisë, gjykatat gjithashtu.  

Është pozitiv fakti që qeveria ka ndërmarrë një fushatë për të mbyllur një herë e përgjithmonë këtë problem, që pengon vërshimin masiv të investitorëve në Shqipëri. Fushatë, që po finalizohet me një ligj të ri, i cili po prezantohet si zgjidhja përfundimtare e pronësisë mbi të patundshmet.