Gjashtë muaj pas vendimit që i hoqi pronësinë në bregdetin e Lalzit të 45.000 m2 katror shtetit për t'ia dhënë qytetarit Pal Secuni nga fshati Draç dhe pse më parë Shteti kishte një kontratë qiraje me Omnix Albania për të investuar në ndërtimin e Resortit turistik, Report Tv zbardh ekskluzivisht vendimin e gjyqtares Joan Qeleshi.
Nga ky vendim rezulton se pronësinë e truallit Pal Seçuni e ka fituar me 11 dëshmitarë dhe shpenzime gjyqësore në vlerën e 135.300 lekëve si dhe një ndërtim Kioskë përdorur si bar restorant në muajt e verës.
Ky vendim prej 7 faqesh e ka zanafillën e tij më 21 Korrik 2015 kohë në të cilën Pal Seçuni paraqet në gjykatë një kërkesë padi për njohjen e pronësisë.
Në kërkesën padinë e tij Pal Seçuni ka paraqitur dokumentacion si trashëgimtar i Hil Seçunit, dokumentacion i vërtetuar nga gjykata më 5 mars 2010 ku Pali rezulton trashëgimtar i Hilës.
Kjo pronë thotë gjykata e ndarë në disa parcela është poseduar pa ndërprerje dhe qetësisht nga Pal Seçuni prej vitit 1990 cka plotëson kushtet e nenit 169 të Kodit Civil për t'i njohur Palit pronësinë.
Në këtë gjykim para shpalljes së vendimit më 25 Mars 2016 në gjykatën e Durrësit siç rezulton në faqen 3 të vendimit të siguruar nga Report Tv janë dëgjuar dhe dëshmitarët Ndue Gjinplaku, Bardhok Gjika, Martin Caca, Gjon Frrok Brahja, Ardjan Sabliqi, Muhamed Basha, Ilir Hoti, Veiz Muharremi, Rudin Sabli, Ilir Tonuzi dhe Latif Doda, të cilët deklaruan përpara Gjykatës mbi dijeninë e tyre për posedimin nga ana e paditësit të sipërfaqes objekt gjykimi si një sipërfaqe e trashëguar prej tij, të cilën paditësi e ka poseduar në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë që pas viteve 1990, me ndryshimin e sistemeve dhe njohjen e pronës private.
Kërkesa e paraqitur nga Secuni për njohjen e pronësisë dhe dëshmitë e bashkëfshatarëve të tij kanë bindur gjykatën për të tjetërsuar pronësinë e truallit prej 45.000 m2.
Ky truall është sekuestruar nga prokuroria e Durrësit këtë të Enjte ndërsa për herë të parë në vendimin e sekuestros akuza sqaron se palët e interesuara në këtë rast bashkia e Durrësit dhe avokatura e shtetit s'kanë marrë pjesë në gjykim, por pa shpjeguar se përse.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45