Me anën e një deklaratë për shtyp, Policia e Shtetit ben te ditur se në datën 31/03/2015 rreth orës 00:40 është njoftuar salla operative e Komisariatit të Policisë Tepelenë se në lagjen "Demokracia" të qytetit në banesën e shtetasit Naim Çiça, 61 vjeç, banues në Tepelenë, tre persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit, kanë vjedhur një shumë prej 5.000 euro dhe më pas janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kanë braktisur disa metra larg banesës automjetin e tyre të markës Audi A3, me targa CD 368 PT.
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë, bëne të mundur zbardhjen e ngjarjes, ku u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar shtetasit S. J, 30 vjeç, banues në Durrës, A. J, 37 vjeç, banues në Durrës, dhe R. R, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri -tjetrin, dyshohet se duke përdorur armët dhe dhunë fizike kanë arritur të vjedhin shumën e parave dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur, ku në afërsi të banesës kanë braktisur automjetin pasi kanë parë patrullën që po vinte për në vendngjarje janë larguar me vrap duke përfituar nga errësira.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti i markës Audi me targa CD 368 PT, një automatik model 56 me qytë të prerë, dy krehëra me 30 fishekë të kalibrit 7.62mm, një krehër pistoletë me 10 fishekë të kalibrit 9 mm, një gëzhojë e plasur e kalibrit 7.65mm, një telefon celular, dy karta sim, dokumenta identifikimi si dhe sende të tjera personale të autorëve, sende të gjetura brenda në automjet.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër për veprën penale të "Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 140 e 25 i Kodit Penal.
/atsh/
/Shqiptarja.com