Zbatimi i ligjeve, 3 deputetë të PS kritika ministrave, debati i plotë

Mosmarrëveshje mes Kuvendit dhe disa degëve të qeverisë. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënkryetarja Vasilika Hysi dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe kanë artikuluar disa kritika në adresë të ministrive, për mungesë bashkëpunimi me Kuvendin.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të datës 11 tetor 2018, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka shprehur shqetësimin se institucionet nuk japin informacione për zbatimin ligjeve që janë miratuar nga Kuvendi. Braçe iu referuar një rasti konkret, për zbatimin e ligjit për statusin e naftëtarit, për zbatimin e të cilit përgjegjës është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Tani nuk bën sens që përgjigja që vjen nga institucioni qeveritar të jetë: “Nuk jemi ne institucioni kompetent për këtë gjë”! Po të hapësh ligjin është shumë e qartë dhe e shkruar e zeza mbi të bardhë që ngarkohet filan ministri dhe filan ministri për zbatimin e këtij ligji. Ka dhe më keq akoma, që dy orë pasi vjen letra në adresën time, shkoj në një mbledhje dhe ministri është kompetenti në tavolinë! Tani kjo nuk bën sens, nëse duan të përgjigjen le të përgjigjen”, ka pohuar Braçe.

Kritika në adresë të institucioneve qeveritare ka shprehur edhe nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi. Sipas saj, përgjigjet janë klishe dhe pa informacion.

“Duke qenë se ne kemi dhe Senidën në Konferencën e Kryetarëve dhe është person kontakti në mekanizëm, është shumë mirë për t’i çuar gjithë informacionin edhe për letrat që shpesh herë janë thjesht klishe përgjigje dhe nuk japin informacion për atë që kërkohet”, ka pohuar Hysi.

Në këtë kuadër, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ia ka kërkuar zëvendëskryeministres Senida Mesi kalimin në skaner të të gjitha ligjeve, për zbatueshmërinë e tyre. “Ta kemi të qartë. Se miratojmë ligje dhe që për ligjet nuk merret njeri me to se aparatet e Ministrive, Ministritë se vënë ujin ne zjarr për çështjet”, është shprehur Ruçi. Pjesë e debateve ka qenë edhe projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”.

 

Faksimile e proçesverbalit të mbledhjes së kryetarëve

Diskutimet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Ermonela Felaj: Lidhur me Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore” kam një merak që do të doja ta ndaj me Konferencën e Kryetarëve. Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore” është shumë i rëndësishëm dhe do të sugjeroja që nuk duhet të nxitojmë në bërjen e këtij ligji.

Gramoz Ruçi: Cili është problemi?

Ermonela Felaj: Problemi është se data 1 nëntor është një datë e pa arritshme për ta miratuar në parlament këtë ligj dhe e dyta është që t’i japim pak kohë vetës që ta shikojmë me kujdes. Nuk kemi përse të bëjmë një nxitim kaq të madh.

Gramoz Ruçi: Ne kemi 2 vjet me këtë ligj? Çfarë nxitimi thua!

Ermonela Felaj: Nxitim kemi ne...

Gramoz Ruçi: Çfarë nxitimi kemi ne, po e mbajmë draftin prej 2 vitesh nëpër tavolina!

Ermonela Felaj: Akoma nuk e kemi përmbyllur.

Gramoz Ruçi: Ç‘punë ka prokuroria këtu! Çka KLGJ-ja dhe KLP –ja këtu!

Ermonela Felaj: Të gjitha kompetencat këta do t’ia japin një organi që ende nuk është krijuar.

Ulsi Manja: Të sqaroj unë diçka, nuk kemi asnjë lloj nxitimi. Ligji ka dy vjet që rri në komision. Tani grupi i punës është duke i dhënë fund draftit.

Erion Braçe: Kam edhe një shqetësim të cilin dua ta ndaj këtu. Unë jam ndër ata deputetë që kërkoj informacion nëpër institucione që lidhen me punën apo zbatimin e ligjeve që ne kemi miratuar, një prej të cilave është dhe ligji “Për statusin e naftëtarit”. Tani nuk bën sens që përgjigja që vjen nga institucioni qeveritar të jetë: “Nuk jemi ne institucioni kompetent për këtë gjë”! Po të hapësh ligjin është shumë e qartë dhe e shkruar e zeza mbi të bardhë që ngarkohet filan ministri dhe filan ministri për zbatimin e këtij ligji. Ka dhe më keq akoma, që dy orë pasi vjen letra në adresën time, shkoj në një mbledhje dhe ministri është kompetenti në tavolinë! Tani kjo nuk bën sens, nëse duan të përgjigjen le të përgjigjen. Janë ligje që dëgjueshmëria publike për të cilat normalisht ka një impakt shumë të madh dhe shumë të gjerë, siç është dhe ligji “Për statusin e naftëtarit”. Ka një debat në mes që ka të bëjë drejtë për drejtë me numrat, me faturën e të tjerë me radhë. Nëse Kuvendi apo deputetët nuk vihen në dijeni të këtyre gjërave. Nuk e kuptoj, buxheti ka nevoja e të tjera me radhë siç e përmendët dhe Ju këtu, por e kemi thënë e stërthënë për drejtësinë do paguajmë. Ato ligje që miratohen në Kuvend do paguhen, nëse nuk paguhen atëherë ta marrim dhe ta kthejmë mbrapsht ligjin, të rrëzojnë ligjin! Çfarë kuptimi ka që ligji ka 1 vit e ca në fuqi dhe nuk zbatohet!

Vasilika Hysi: Mund të jetë e përbashkët? Është e përbashkët dhe këtu ftojmë edhe shumë deputetë të cilët nuk janë pjesë e komisioneve që janë përgjegjëse. Çështjen e dytë që do të doja të diskutoja kryetar lidhet me shqetësimin shumë të drejtë të Erionit për kontrollin parlamentar të deputetëve. Ka rezultuar që shumë deputetë bëjnë letra drejtuar institucioneve dhe kanë marrë përgjigje, por pak reflektohen në raportin vjetor por që ne duhet të dorëzojmë. Do të kisha një kërkesë për të gjithë kryetarët e komisioneve dhe të nënkomisioneve, që nëpërmjet sekretarive të tyre të raportojnë letrat që kanë dërguar dhe nëse kanë marrë përgjigje, por një pjesë e letrave kalojnë nëpërmjet sekretarëve të Grupeve Parlamentare, një pjesë i kalojnë komisioneve, një pjesë i çojnë direkt. Ato i marrim nga Protokolli ne, por ka një pjesë që ne nuk i marrim dot nga Protokolli. Duke qenë se ne kemi dhe Senidën në Konferencën e Kryetarëve dhe është person kontakti në mekanizëm, është shumë mirë për t’i çuar gjithë informacionin edhe për letrat që shpesh herë janë thjesht klishe përgjigje dhe nuk japin informacion për atë që kërkohet.

Gramoz Ruçi: E katërta, që kam është lidhur më kontrollin parlamentar. Zonja Zv. Kryeministre, konstatojmë që parlamenti miraton ligje. Në fund të ligjeve rëndësi ka të dalin aktet normative dhe udhëzimet që janë të detyrueshme për t’u nxjerrë. Konstatojmë që nuk kanë dalë. Në këtë këndvështrimin duhet ta shikoni Ju problemin, por unë do të kërkoja veçanërisht nga Kryetarët e Komisioneve, por jo vetëm, edhe administrata e Kuvendit, që t’i marrë ligjet çfarë kemi miratuar në këtë legjislaturë një për një. Themi ligji i miratuar në shtator të 2017-ës ka pasur afatin për gjashtë muaj deri në aktet nënligjore (nuk kanë dalë). Kush e ka përgjegjësinë? Filan Ministri. Ky ligj, ky ligj .... me radhë të gjithë ligjet. Të bëjmë një skaner të gjithë ligjeve që kemi miratuar deri më sot dhe ajo do të bëhet objekt diskutimi deri në seancë plenare. Ta kemi të qartë. Se miratojmë ligje dhe që për ligjet nuk merret njeri me to se aparatet e Ministrive, Ministritë se vënë ujin ne zjarr për çështjet. Kjo do të thotë që rrahim ujin në hava të gjitha.

Erion Braçe: Që të mos harroj sot data 11 apo 12 tetor, në fund të këtij muaji minimalisht duhet të vijë dekreti për kryetarin e KLSH-së, është shumë i rëndësishëm që ai institucion të vijë.

Gramoz Ruçi: Ua kemi dërguar shkresën.

Erion Braçe: Ok, mirë.

Gramoz Ruçi: Dakord atëherë këtu e mbyllim. Të reflektohen të gjitha çka u thanë në mbledhje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan