Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, për krimin shtetëror të 21 janarit.
Komentet Balla i bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ku e cilësoi 21 Janarin si tragjedi dhe krim shtetëror.
Lidhur me këtë kërkesë që i bëri SPAK, Balla tha gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Drejtësisë kanë përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.
“Të mërkurën e ardhshme bëhen 15 vite nga tragjedia dhe krimi shtetëror i 21 Janarit, ndërsa presim nga drejtësia, veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të asaj ngjarjeje kriminale. Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së bashkë me Ministrinë e Drejtësis siç na e kujtoi Njazi Jaho”, tha mes të tjerash Balla.
Lajmi kryesor:
‘Siguria ushqimore, e ulët’, Rama: Po përpiqemi të negociojmë me BE plotësimin e kushteve deri në 5 vite pas anëtarësimit! Porosi grupit të PS: Mos falni askënd











