Policia greke në Janinë ka zbuluar dhe goditur tentativën e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm për në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës.
5 anëtarë të grupit u arrestuan ndërsa u parandalua trafiku i 17 emigrantëve nga Lindja e Mesme, me kamion nga Greqia në Shqipëri. Sipas policisë greke u sekuestruan më shumë se 12 mijë euro të paguara nga emigrantët për kalimin e paligjshëm.
Kamioni i drejtuar nga shtetas grekë, po shkonte në drejtim të Kakavijes dhe gjatë kontrollit u gjetën në të 8 emigrantë të paligjshëm. 9 emigrantë të tjerë u gjetën ende në shtëpitë e tyre, në pritje për t’u transportuar nga trafikantët.
Hetimi policor që pasoi, zbuloi ekzistencën e një qarku, anëtarët e të cilit, të paktën gjatë muajit të fundit, ishin aktivë në trafikimin e paligjshëm të të huajve përmes kufirit Greko-Shqiptar.
Policia greke ka zbërthyer dhe skemën si funksiononte grupi.
FIllimisht gjendeshin emigrantët, u sigurohej strehim duke i fshehur në shtëpitë e tyre, më tej shtetas grekë transportonin me kamionë në kufirin me Shqipërinë dhe aty dy bashkëpunëtorë shqiptarë, i prisnin duke i kaluar në këmbë në territorin shqiptar.
Çmimi që një emigrant paguante arrinte deir në -200- euro, gjysma e të cilave merrej nga "transportuesi".
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 4104
Lajme të tjera
-
'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)
24 Prill, 13:15
-
FOTO+VIDEO/ Pluhuri afrikan ‘pushton’ Athinën dhe qytetet e tjera, qielli i kuq! Mjegulla ‘zhduk’ Akropolin
24 Prill, 12:18
-
Media italiane: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024
24 Prill, 09:08
-
Pirro Dhima: Në Greqi me bullizojnë si shqiptar nga mëngjesi në darkë, por unë nuk ndihem shqiptar
23 Prill, 22:12
-
'Mitsotakis, gjueti votash', PASOK: Vënia e Belerit në lista nuk është akt patriotik as për vetë Greqinë
23 Prill, 12:16
-
Mero Baze: Përpjekje për ta kthyer në normalitet 'krizën' me Greqinë
22 Prill, 21:07
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Media franceze: Riviera Shqiptare,destinacioni parajsë i ngjashëm me Maldivet
22 Prill, 09:47
-
Media amerikane: Shqipëria, vendet më të bukura për t’u vizituar në perlën e Ballkanit
21 Prill, 07:56
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Greqia do të abstenojë votën për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës
20 Prill, 12:30