SARANDE - Një parcelë me 130 bimë narkotike kanabis sativa është zbuluar dhe asgjësuar sot në Sarandë, e cila raportohet se ishte mbjellë në vijën kufitare me Greqinë.

Lënda narkotike u zbulua e mbjellur në fshatin Gravë nga policia kufitare, ndërsa asgjësimi i saj u bë i mundur me anë të djegies nga Policia Kufitare e Sarandës.

Televizioni A1 Report, ka mundur të sigurojë edhe foto, që tregon parcelën e mbjellë, mbi vijën kufitare të Greqisqë. Në foto duken se kultivuesit ishin kujdesur për këtë parcelë duke shtuar edhe zorra për vaditje si dhe sende të tjera që i duheshin për kultivimin e bimës narkotike.

parcela droga
(Në foto: Parcela me kanabis sativa e zbuluar në kufi me Greqinë)

Ndërkohë ende nuk janë identifikuar kultivuesit, por policia po punon për zbulimin dhe arrestimin e tyre. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)