Zbulohen 697 kg kanabis në
Skrapar,ishin fshehur në pyll

Zbulohen 697 kg kanabis në<br />Skrapar,ishin fshehur në pyll<br /><br>
Një sasi e madhe kanabisi, prej 697 kg, është zbuluar mesditën e sotme në Skrapar. Mësohet se kanabisi është gjetur në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme, e futur në thasë.

Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistet per Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Berat është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë", në fshatin Ujanik, ku u gjet e fshehur lëndë narkotike.

Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike