Zbulohet dieta që mbante Jackie
Kennedy për të mos shtuar peshë

Zbulohet dieta që mbante Jackie<br />Kennedy për të mos shtuar peshë
Është zbuluar dieta rigoroze që Jackie Kennedy, bashkëshortja e John Kennedy mbante për të mos shtuar në peshë.
 
Kathy McKeon, ndihmësja personale e Jackie Kennedy, ishte atëherë vetëm 19 vjeç, kur ish- Zonja e Parë ishte ankuar se pasi u shpërngul në Nju Jorkut pas vrasjes së burrit të saj, kishte shtuar shumë peshë e për këtë arsye duhet të mbante një dietë që të humbiste kg e marra.
 
McKeon, nëpërmjet një libri, tregon me detaje 13 vitet e jetës së saj së bashku me Jackie Kennedy duke përfshirë edhe detaje të veçanta që tek mënyra e ngrënies. Së bashku me kuzhinierin e shtëpisë, McKeon tregon se se krijuan një dietë që “madame”, siç e thërriste stafi, e ka mbajtur për vite me rradhë.
 
Dieta përbëhej nga: Një vezë të zier dhe çaj në mëngjes, gjizë dhe fruta të freskëta për drekë dhe gjoks pule të zier ose peshk me një sallatë në darkë, dhe në disa raste thjesht kos.
 
Me anë të kësaj diete, Jackie Kennedy merrte rreth 600 kalori në ditë, e ndërsa vlerësohet në bazë të jetës që ajo bënte se ish- Zonja e Parë kishte nevojë për rreth 2018 kalori në ditë.
 
Por kjo gjë nuk do të thoshte se “Madame” nuk kishte uri. Ndihmësja personale e saj tregon se shpesh e ka hasur natën vonë Jackie Kennedy teksa shkonte me vrap në kuzhinë për të ngrënë diçka, por ajo s’donte që askush ta shihte këtë gjë.

Madje ajo tregon se një ditë e ka gjetur ish- Zonjën e parë teksa hante akullore në vaskë.
 
"Ajo po hante një akullore jo me lugë çaji, por me një lugë të madhe gjelle”, shkruan ndihmësja McKeon.

[gallery]22003[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla