Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka publikuar një vendim të Sali Berishës, kur ishte kryetar i Këshillit të Mbrojtjes, i cili konsiderohej i “klasifikuar” pra sekret. Me rënien e kohës së sekretit, dokumenti është deklasifikuar dhe kështu mund të botohet në publik.

Dokumentin e ka siguruar deputeti socialist Petro Koçi, i cili shkruan se vendimi i Sali Berishës nuk është gjë tjetër vetëm një akt antikombëtar.

“Ja kush i vuri flamën Shkolles Ushtarake Skënderbej! Ky akt antikombëtar e dërrmoi institucionin qe i jepte Shqipërise jo vetëm garanci të padiskutueshme në fushën e edukimit ushtarak, por që i jepte Atdheut deri burra shteti. HARRAM!”, shkruan Koçi, në rrjetin e tij social.

 

VENDIM

PER MBYLLJEN E SHKOLLES SE MESME E USHTARAKE "SKENDERBEJ"

NE TIRANE

Në mbështetje të nenit 5, pika 7, të ligjit Nr. 7528, datë 11.12.1991 "Për funksionet e Këshillit të Mbrojtjes dhe të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe në propozimin e ministrit të Mbrojtjes Nr. 224, datë 14.08.1992, Këshilli i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë

1. Shkolla e mesme ushtarake "Skënderbej në Tiranë, të mbyllet, duke ndërprerë veprimtarinë e saj që nga muaji shtator 1992.

2. Nxënësit që do të vijonin studimet në këtë shkollë për vitin mësimor 1992-1993, të kthehen familjet përkatëse, të cilave do jepen nga 150 lekë ndihmë në muaj, deri në përfundimin vitit të 4-t. Shpenzimet të përballohen nga buxheti i ushtrisë.

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Tiranë, më 14.08.1992

Nr. i vendimit: 03

KRYETARI I KESHILLIT TE MBROJTJES 

SALI BERISHA