Zbulohet hëna e parë jashtë sistemit tonë diellor? Pothuajse tre herë më i madh se Toka

Zbulohet hëna e parë jashtë sistemit tonë diellor? Pothuajse tre herë më i madh se Toka

Astronomët mendojnë se kanë gjetur një 'ekzohënë', një hënë që ekziston jashtë sistemit tonë diellor, bazuar në të dhënat nga teleskopi hapësinor Kepler i NASA -s.

Në një punim të ri, ekspertët raportojnë zbulimin e një trupi misterioz që është pothuajse tre herë më i madh se Toka, të cilin ata mendojnë se është një ekzohënë. Trupi qiellor ka një diametër prej 20,500 milje, krahasuar me diametrin e Tokës prej 7,900 miljesh.

Ai rrotullohet rreth një planeti të madhësisë së Jupiterit të quajtur Kepler 1708b në një sistem tjetër diellor, 5500 vite dritë larg nga Toka.

Ekzistenca e ndonjë ekzohëne ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Meqenëse ekzohënat nuk mund të imazhohen drejtpërdrejt, prania e tyre konstatohet kur ato kalojnë përpara një ylli, duke e zbehur për një moment dritën e yllit.

Vëzhgimet nga teleskopë të tjerë hapësinorë, si Hubble, do të nevojiten për të verifikuar zbulimin, një proces që mund të marrë vite.

Nëse konfirmohet, do të thotë se ekzohënat janë po aq të zakonshme në univers sa ekzoplanetet (planetët jashtë sistemit tonë diellor).

Zbulimi u drejtua nga profesori David Kipping dhe laboratori i tij Cool Ëorlds në Universitetin e Kolumbisë dhe është botuar në Nature Astronomy .

“Astronomët kanë gjetur më shumë se 10,000 kandidatë për ekzoplanet deri më tani, por ekzohënat janë shumë më sfiduese”, tha profesori Kipping, i cili ka kaluar dekadën e fundit duke 'gjuajtur për ekzohëna'.

Konfirmimi i trupit misterioz që rrotullohet rreth Kepler 1708b si një ekzohënë mund të marrë shumë kohë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet