'Donin të më iknin pa paguar'/ Kush është miliarderi spanjoll i kompanisë 'ONO' që u sulmua me familjen nga Mihal Kokëdhima

TIRANË-Mjafton një kërkim i thjesht në internet se kush është familja spanjolle, Galdón për të kuptuar se incidenti në Porto Palermo, kurrsesi nuk ka ndodhur se ata janë larguar nga restoranti 'Panorma' pa paguar faturën, siç pretendon Mihal  Kokëdhima. Eugenio Galdón është një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë 'ONO', që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera shumë të larta në administratën spanjolle, që do të thotë, se për ta nuk ka qenë aspak problem të paguanin një faturë, sado e lartë të ketë qenë ajo.

Eugenio Galdón së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur Shqipërinë e bukurive të jashtëzakonshme natyrore, për të pushuar, por u përballë me një situatë aspak të zakontë, gati-gati si një skenar filmash "hollivudian" që askujt nuk i kishte shkuar ndërmend. Në restorantin 'Panorma', që me siguri e ka përzgjedhur për shkak të pamjes fantastike nga deti që ai ofronte, jo vetëm që nuk mori shërbimin e kërkuar, porosia e tij edhe me shumë vonesë, por u përndoq nga pronari i hotelit, Mihal Kokëdhima, kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku ai së bashku me familjen e tij, dhe teksa automjeti ishte në ecje ai godiste me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Referuar shkrimeve të bëra nga mediat spanjolle, mësohet se Galdón ka lajmëruar ambasadën spanjolle në Shqipëri duke e informuar mbi incidentin në të cilin ishte përfshirë, ku vihet theksi tek bashkëpunimi në kohë mes institucioneve shqiptare dhe atyre spanjolle. Kjo familje është vizituar edhe nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili u ka kërkuar edhe falje dhe i dhuroi edhe një buqetë me lule zonjës. Pavarësisht këtij incidentit, kjo nuk e ka ndaluar Galdón që të vazhdojë pushimet në Shqipëri, siç i kishin planifikuar, dhe ka premtuar se do të kthehen sërish.

Blendi Klosi me familjen Galdón, pas incidentit

Kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón?

Eugenio Galdón

Eugenio Galdón Brugarolas, i lindur në 22 qershor të vitit 1950, është një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në Spanjë.  Ai është themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe ka qenë president i saj deri në nëntor të vitit 2018. Galdón, ka mbajtur poste të rëndësishme në administratën shtetërore, konkretisht si shef i kabinetit Presidencial në kohën e Adolfo Suárez. Nga viti 1983 deri në 1997, Galdón drejtoi disa nga grupet më të mëdha mediatike në Spanjë si "Cadena Ser", "Grupo Prisa", "Cadena COPE".

Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar kryesor  i "Multitel", një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 "Vodafone" për 7.2 miliardë euro. Nga Marsi 2014,  është gjithashtu president i Fondacionit "Everis" për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. Galdón është pjesë e 200 njerëzve më të pasur në Spanjë me një pasuri e cila shkon rreth 300 mln euro. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 20/08/2019 18:26

    Qe kur thote : donin të më iknin, dhe jo thjesht: donin të iknin. Pra ajo (më-ja) eshte per të qeshur e per te qare. Dmth i konsideron pronë të tije këta persona. Superbajge!

    Përgjigju
  • Tim: 20/08/2019 13:12

    Pse nuk qendruan aty e ti téléphone policise ? Des espagnol il son de radeau ? Ils trouvent avec dès albanais on Albanie ? Si il vient à France des espagnol il vont à prison et vont paiement tou le adision que il son manger ?

    Përgjigju
  • Bxl: 20/08/2019 07:34

    Shikoni pak fotografin ku jane shtruar duke henger, 10 persona me nje shishe uji , dhe ka taketuke cigaresh

    Përgjigju
  • Mucaco kakarroci: 20/08/2019 01:28

    Miljarderi spanjoll ka ardhur ne Shqiperi per te ngrene î nje DREKE ne nje restorant ne portò Palermo !! SHUME E CUDITESHME

    Përgjigju
    • Bxl: 20/08/2019 11:39

      Eshte çdo gje e planifikuar vellai , perpara ti prishet restoja e pastaj te blihet zona e plazhit nga te huajt

    • navy: 20/08/2019 08:06

      Normal: Jahteve Tourist Mafia e Kokodhima me pijet e tyre të paligjshme, të cilat nuk kanë asnjë dokument janë kriminelë. Një ekuipazh i jahteve nga Spanja, i cili dëshironte të bënte një udhëtim dhe ushqim të mirë me shërbim të mirë. Por ishte si gjithmonë mashtrim, peshk alt dhe shumë i shtrenjtë. Normal, por kriminelët janë kudo në bregdet, në hotelet dhe restorantet e tyre ilegale: 30,000 restorante dhe Edi Rama ulet direkt me këta kriminelë në lokal, gjithashtu në Durrës, Velipoje, Elbasan

  • Fatos: 20/08/2019 01:01

    TI KERKOHET FALJE KETIJ ZOTNISE nga spanja,,, DHE QEVERIA TI SIGUROJE ZOTERISE DHE FAMILJES TE TIJ NJE MUAJ PUSHIME FALAS NE KSAMIL VITIN TJETER,,,SE KETE VIT JA NGECEM PUSHIMET NE GRYKE.......

    Përgjigju
    • leon: 20/08/2019 08:52

      Po te Mihali i Kaamilit,,ka dhe aty nje Mihal qe po nuk ventre dreken ke ristoranti tij nuk ta jep cadren te besh plazh te ai

  • A.n.: 20/08/2019 00:58

    A la bakshish te pakten?

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/08/2019 23:14

    MILJONERI SPANJOLL KA ARDHUR NE SHQIPERI PER VAKANCE!!!!! O NJEREZ MOS U TREGONI NAIV DHE MOS I POLITIZONI NGJARJEN SPANJA ESHTE NJESHI I TURIZMIT NE EUROPE SHQIPERIA PO ECEN SHUME PERPARA ME TURIZMIN 30euro nata 70-80euro DREKA PROVOJENI HANI NJE DREKE NE IBIZA TE SPANJES PA 300euro minimjmi KJO ESHTE KONKURENCE KJO ESHTE BIZNES ATA TURISTE SPANJOLLE NUK SHKUAN PER TE NGRENE POR PER TE PARE DHE PER TE KRIJUAR INCIDENT ME DY SHQIPETARE TRADHETAR TE PAGUAR PER DIJE I TE NJEJTEN GJE JANE PERPJEKUR TA BDJNE EDHE GREKET SHQIPERIA ESHTE DESTINACIONI ME I KERKUAR SOT NE EUROPE

    Përgjigju
    • Kafsha: 20/08/2019 10:39

      Refugjafi bajg injorant do ngelesh o plerë!

    • Refugjafi: 20/08/2019 07:46

      Greku ka turizmin me te lart e me te bukur e me te mikpritshem ne Bote. Ky KOKE DHIMI KOKE DHIM DO NGELET. SIC KEMI QENE, JEMI E DO TE JEMI. I Plasi Bytha Grekut per polaket e Shqiperis e Napolitanet qe si merr kush. O shqipni e Mjera Shqipni, Kush tka shti me Kryedhi, Ti ke pas qene nje zonje e .......

  • Emi: 19/08/2019 23:00

    Mir se ky i joni si la nam por ky spanjolli keka ma i ulte me tan ate pasuri mos me pagu thjete mos me ul veten a thu se ka me i marr me vete.

    Përgjigju
  • yp xhixhi: 19/08/2019 19:41

    e kujt i rruhet k... se kush qe papisti qe kokedhima e tmerroi kokedhima per kryetar bashkije ne himare se ky ua leron mamin te gjitheve

    Përgjigju
    • Selenice: 19/08/2019 21:58

      A kokdhje re ti a kokdhje re

  • Fredi: 19/08/2019 19:37

    Përse u duhet gazetarëve të dinë se ç eshte dikush? Përse rrëmojnë? Njerëzve u duhet dhe me të drejtë, komentojnë mbi gjendjen 30 vjeçare qe kanë shkaktuar fshataret anembane bregdetit dhe jo eshte dikush bos apo jo! Kujt i hyn në pune qe tjetri eshte bos?

    Përgjigju
  • Faik: 19/08/2019 19:36

    SUPER Shqiptarja.com !! Punë e SHKËLQYER për Informacionin më të Saktë dhe më të Shpejt !!! RESPEKTE RESPEKTE RESPEKTE për STAFIN

    Përgjigju
    • Duda Karbonare: 20/08/2019 11:00

      Ik ore fshatar

  • Latif: 19/08/2019 19:09

    O Steril Gjika, e mesove kush ishte barboni turist nga Spanja, un jam me spanjollin, ti vazhdo ti besh fresk Mihalit te Kokdhjereve

    Përgjigju
  • Toni: 19/08/2019 19:03

    Ne te njejtin rang me kokdhjomcen. Keta pronaret ne jug duhen rrjepur se i kane hipur pordhet shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb