TIRANE - Mihal Kokëdhima deklaroi dje në seancë gjyqësore ku u njoh me masën "arrest me burg" se shoferi shqiptar që drejtonte furgonin me turistët spanjollë që 51-vjeçari pati incident në restorantin e tij në Porto Palermo, ishte i dehur. Por Shqiptarja.com u interesua sot pranë policisë, dhe ky fakt nuk është i vërtetë. Shoferi nuk ka rezultuar në gjendje të dehur, ndërkohë që nga burime pranë guidës ku shqiptarët që shoqërojnë turistët punojnë, mësohet se ka qenë Mihal Kokëdhima, ai që ka qëlluar tre prej grupit me familjarë spanjollë që drekuan në restorantin e tij.
Mihal Kokëdhima, pronar i restorant "Panorma" në Porto Palermo të Himarës, këto ditë është në krye të lajmeve dhe opinionit publik, pas publikimit në Report Tv të videos teksa ai sulmon turistët spanjollë. Në një veprim në kufijtë e çmendurisë, ai hidhet mbi furgonin e turistëve spanjollë duke qëndruar mbi kofano të makinës dhe duke thyer me grushte xhamin e përparmë teksa automjeti është në ecje. Bën më shumë se 3 kilomtra rrugë nga Porto Palermo në Qeparo mbi makinë, dhe gjatë gjithë rrugës qëllon xhamin.
Kjo situatë tmerri ka përfunduar pas thirrjes së tretë të shqiptarëve, shoferit dhe një shoqëruesi po shqiptar ulur në sediljen e vendit të parë, për të zbritur. Mihal Kokëdhima siç u shprehën dje avokatët e tij në Gjykatën e Vlorës do ta apelojë këtë masë sigurie të arrestit me burg, duke kërkuar që të hetohet në liri, ndërsa kanë deklaruar se akuzat nuk qëndrojnë.
Ajo se çfarë konkretisht ka ndodhur ende nuk dihet. Dëshmitë vijnë kontradiktore. Ajo që dihet është se menjëherë pas publikimit të videos, turistë të huaj dhe qytetarë të tjerë shqiptarë nisën të shkruajnë dhe të raportojnë incidente të mëparshme me Mihal Kokëdhimën, duke përshkruar situata të ngjashme. Madje edhe më të rënda. Kokëdhima i ërkcënonte vizitorët që zgjidhnin restorantin e tij për tu ushqyer dhe për të bërë plazh, duke nxjerrë edhe thikën, ndërsa janë të shumta rastet ku ai edhe i ka goditur pushuesit.
Restoranti i ndërtuar mbi plazh në një nga zonat bregdetare më të bukura të Shqipërisë, është pa leje, e megjithatë, nuk dihet se me cfarë mbështetje, Kokëdhima e ka ushtruar aktivitetin e tij në gjithë këto vite pa siguruar lejen. Së fundi, objekti është vënë në procves legalizimi, dhe po aq e dyshimtë mbetet pjesa nëse do të mund të merrej një vendim që të legalizonte një ndërtesë në plazh!
Restoranti tashmë është i mbyllur.
Ah Vlorezeza thuaj ..
PërgjigjuFoli ky fshatari
O njerez ai nuk ësht Vlonjat mos u tregoni kaq të cekët që doni tja ngecni Vlonjatëve! Vlora ka 1000 hotele dhe restorante gjith bregdetin e vet dhe kurr ska ndodhur një gjë e till! Ai ësht grekafon i paguar për të bër rrëmuj dhe ju që doni tja ngecni Vlonjatëve po doni ti bëni rreklam të keqe Vlorës! Vlora ësht deri në llogara më tutje flitet vetëm Greqisht, imagjinojeni vet ça ësht!
PërgjigjuDhe pastaj ankohen vlonjetet se si do njeri ose sikur ua bejne per inat. Vet ja nxjerin bojen vetes.
PërgjigjuKthejuani plazhin njerezve ta shijojne nje dite plazhi pa futur doren ne xhep. Kur shteti deshton ne forcimin e rregullit e te ligjit, monstra si ky nxijne te mirat e vendit tone. Nqs shteti do re ngre turizmin qe te haet me Kroacine e vende te tjera perreth kto ghera s duhen lejuar. Nuk mund te nxihet nje natyre kaq e bukur nga nje kokedhjem.
PërgjigjuOre keta vlonjatet ç bejne keshtu, kaq të prapambetur jane?
PërgjigjuOre ti a i shikon mir lajmet? Ai nuk ësht vlonjat, Vlora ësht plot me hotele dhe restorante dhe kurr nuk ka mdodhur një gjë e till! Kështu që të lutem mbaj gojën për Vlonjatët se ai qen është Grekafon i qelbur që turpëron kombin ton dhe turpëron edhe prejardhjen e tij të ndyr! Ai ësht një kafsh, ai ësht një qen rrugësh dhe ti mos e fut tek Vlonjatët atë! Ske asnjë të drejt të ofendosh Vlonjatët! A, nëqoftëse ke ndonjë kunj personale me Vlonjatët atëhere ësht ndryshe puna! Shko zgjidhe problemin tat dhe mos i ngatërro njerzit!
Imagjinoni tani fqinjët evgjite qe ate duan si do ta kene komentuar kete rast . Prandaj qe te mos kemi me raste te tjera duhet qe fshataret te shperngulen nga bregdeti se na felliqen.
PërgjigjuPo pse o ko ..e kush ka pasur dhe ka ndertua me leje ne 500000 ndertime mbas 1990. Apo Mihali dhe bjeri.
Përgjigju