Dy persona në Tiranë kanë përfunduar në pranga për prodhim dhe shitje të ekstazisë gjatë operacionit “Blue Punisher”.

Bujar Lezo, 59 vjeç dhe Elvis Lezo, 42 vjeç, janë xhaxha e nip që prej disa kohësh ishin përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e drogës, kryesisht të llojit ekstazi. Lënda sillej nga Italia në rrugë tokësore. Në shtetin fqinj ata siguronin kokrra ekstazie, por dhe pluhur që më pas e përgatisnin në banesën e tyre në “Ali Dem”.

Emri i operacionit është vendosur pikërisht nga mbishkrimi që mbanin kokrrat e ekstazisë sipër. Elvis Lezo dyshohet se është personi që kishte lidhjet me një tjetër grup në Itali. Ai gjithashtu figuron me precedent penal pasi ka qenë i dënuar me 8 vite burg në Itali.

Ekstazia shitej kryesisht në lokalet e natës. Një kokërr shitej 3 mijë lekë të reja.

“Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.   

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
Prodhonin dhe shisnin ekstazi në banesë në zonën e ‘Ali Demit’, Report Tv siguron fotot e xhaxhait dhe nipit

1770371271_elvisidhebujari.jpg

Bujar Lezo dhe Elvis Lezo

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar fotot e Bujar Lezo dhe Elvis Lezo, (xhaxha dhe nip), të cilët prodhonin dhe shisnin ekstazi. Ata u arrestuan së fundmi nga policia e Tiranës.  

Bujar dhe Elvis Lezo siguronin nga Italia kokrrat e ekstazisë dhe më pas droga përgatitej në banesën e tyre në zonën e ‘Ali Demit”.

P.J/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • coni: 06/02/2026 11:29

    Shkumbini 1 dhe Tirana 0.Gjeli i Peqinit kryeson kampionatin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Shkurt, 23:06

    Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?