Zbulohet çfarë ndodhi në Porto Palermo mes familjes së miliarderit spanjoll dhe Mihal Kokëdhimës

HIMARË - Ngjarja e 15 gushtit në Porto Palermo, ku Mihal Kokëdhima, pronar i një resorti ndërtuar pa leje në plazh dhe që sot u shemb nga IKMT, sulmoi familjen e miliarderit spanjoll, Eugenio Galdon, ka bërë bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufirit. Ngjarja u zbulua se ishte në kufijtë e çmendurisë, kur Report Tv publikoi një video ekskluzive, teksa Mihal Kokëdhima, kushëri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, ishte hedhur mbi kofanon e furgonit me të cilin turistët u larguan nga restoranti "Panorma", dhe i kërcënonte duke thyer xhamin e përparmë. Mbi 3 kilometra rrugë në kushte të tilla, që terrorizuan familjen spanjolle pas incidenteve të nisura në restorant në lidhje me porosinë që ata kishin dhënë. Kokëdhima, i cili ndodhet aktualisht në burg, tha se nuk i sulmoi turistët, dhe se ata donin të largoheshin pa paguar.

Por asgjë më shumë nuk ishte mësuar mbi atë se cfarë kishte ndodhur realisht në restorant. Familja, që në këtë udhëtim shoqërohej nga dy shqiptarë, shoferi i furgonit dhe një tjetër shqiptar për guidën, rezultoi të ishte një nga familjet më të pasura. Galdon është një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë 'ONO', që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera shumë të larta në administratën spanjolle, që do të thotë, se për ta nuk ka qenë aspak problem të paguanin një faturë, sado e lartë të ketë qenë ajo.

Sot, Report Tv mëson se gjithçka ka nisur për porosinë që turistët kanë dhënë. Ata kanë porositur 5 peshq, ndërkohë që nga restoranti është këmbëngulur t'i sillen 7 të tillë, duke thënë se ky është numri i peshqve që ata kërkuan. Kamerierët kanë njoftuar edhe Mihal Kokëdhimën, i cili e përgatiste vetë peshkun në kuzhinë. Ai ka dalë me shpejtësi duke i shkuar i irrituar turistëve në tryezën e tyre, së bashku me zgarën me 7 peshq duke ja përplasur në tavolinë. Turistët janë ndjerë të fyer nga ky veprim, dhe pas debateve dhe sulmeve edhe fizike që kanë marrë nga pronari, kanë vendosur të largohen. Por siç edhe video në Report Tv dëshmoi, Kokëdhima i ka ndjekur nga pas duke ju hedhur mbi makinë.

Të shumtë ishin turistët, si shqiptarë, por edhe të huaj, që pas videos u shprehën se të tilla situata i kishin përjetuar edhe vetë ata. Në restorantin e Kokëdhimës të ofrohej çfarë ai dëshironte. Të sillte edhe verë pa e kërkuar, ndërkohë që cmimet ishin të kripura. Por sulmet kanë qenë të shumta edhe ndaj tyre. Një grua që e ka hedhur nga shezloni, dhe të tjerë që i kërcënonte me thikë.

Restoranti Panorma i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, në Porto Palermo të Himarës, rezultoi të ishte pa leje, dhe se Kokëdhima ja kishte hedhur në gjithë këto vite (ndërtuar para vitit 2012), përmes futjes në procedurë legalizimi. Mihal Kokëdhima, 51 vjeç rezultoi të ishte një person me precedentë penalë, për vjedhje energjie dhe ndërtim pa leje. Por asnjëherë i arrestuar dhe pa asnjë ditë burg: Vetëm 18 muaj shërbim prove për këto vepra penale që qytetarë të zakonshëm janë arrestuar dhe kanë bërë burg.

Zgara e peshkut me të cilën i është drejtuar Kokëdhima turistëve spanjollë e cila ka mbetur edhe pas shembjes së resortit nga IKMT

Mihal Kokëdhima

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati Patriot.: 22/08/2019 17:40

    Eeej , mos i ngaterroni gjerat, Laberi eshte tjter gje e Mihal apo Koqo tjeter gje. Laberia nuk eshte Krete apo Egjipt.

    Përgjigju
    • Dhimitraqi: 22/08/2019 18:14

      Ik moj lepurushja labe se sje per komente, shko mbush uje ne lume

  • TONI TIRANE: 22/08/2019 13:52

    Denoncojini te gjithe keta halabake qe ti vene fadromen

    Përgjigju
  • Kliti: 22/08/2019 13:51

    Ore do hash 7 peshq ti apo jo. Jo vetem 5. Shko thiri Mihalit se sdun 7 keta Mihal o Mihal hajde hajde

    Përgjigju
  • labi: 22/08/2019 13:41

    ore ja fusin kot kushedi si do jet muabeti se ska kuptim...ai kish e kish per tja fut ne fatur meqe sdinin shqip do i ken then ndonje fjal gabim...do ken then ndonje ofendim por ska rendesi...rendesi ka qe rama direkt behet kurva e te haujve vetem qe ra len ne pushtet...si arestoj ata studentet qe kishin shkruar "shame on you" ku e di un ishte nje i huaj ne shqipri e ky i arestoi as e ballafaquan as e kercenuan...shkruan nje mesazh ne mur e u arestuan kto jan lajkat qe i ben rama te huajve...se keni par si zgerdhiet kur del me merkel e makron neper foto...

    Përgjigju
    • Tano: 22/08/2019 23:28

      Bravo labi super

    • Vlora: 22/08/2019 15:23

      Ik more ballist muti injorant !

  • Hoxhallaret Himariote: 22/08/2019 13:12

    Përfundimisht prijësat vlonjate do mundene!

    Përgjigju
    • Dhimtraqi: 22/08/2019 18:16

      Kush do i munde injorante si puna tende? Dil andej nga lungomarja bej ndonje xhiro te ajroseshe

  • hasoni: 22/08/2019 09:21

    pak a shume te njejtin prblm kam pasur dikur ne Dhermi, tek Luciano, nje halabak qe perveç se ka zaptu token e shtetit, te degjeneronte per hicmosgje!!!

    Përgjigju
  • Alfonso kakarroci: 22/08/2019 03:06

    Shume e cuditeshme kjo miljarderet spanjolle nuk kishin para per te paguar dy peshq me teper ? Shume interesante kjo dhe dicka medjatike luhet ne kete mes

    Përgjigju
    • halemi: 22/08/2019 10:10

      pse mo te ka nai borxh qe te paguaj ate qe se don dhe pordhet e leberve...?!

  • Arnoud: 22/08/2019 00:01

    I njejti karakter verehet tek te gjithe vlonjatet (leberit) e kane te pamundur te bejne biznes normal!

    Përgjigju
    • Labi: 22/08/2019 15:13

      Cesht kjo urrejte more zagar mora maskarenj.. po vlora ka ber historin e shqiperis more injorant.. ju jeni jashtqitja e kombit ..

    • Selenice: 22/08/2019 09:52

      Jane funderrina sepse ajo ç kanë mesuar eshte vetem kopil-lleku i skafeve dhe keqberesise.

  • Faiku Prifti i Lushnjes: 21/08/2019 21:03

    Shiko keshtu si e pershkruani ngjarjen ju i bie që vlonjati Kokedhime të jetë i semure psiqik sepse edhe sikur 7 pesha të kishin porositur, një veprim i tillë qe te perplasesh zgarren në tavoline nuk të nderon. I lutem shtetit qe të gjithë vlonjatet që kanë biznese ti kontrolloje ata nga shendeti mendor. Mbase eshte rasti per te hapur ndonje repart të specifikuar psiqatrie.

    Përgjigju
    • Faiku Prifti i Lushnjes: 22/08/2019 21:38

      O Vlora fshatari, as perendia nuk të rregullon ty jo me psiqatria

    • Vlora: 22/08/2019 17:27

      Po cne kokdhima vlonjat o fshatar te paditur e lexuar ata jan grek himariot se grek kan qef tu thuash

  • stela: 21/08/2019 21:03

    Ai duke kursyer lekun e shpenzuar vend e pa vend eshte bere miliarder...nuk paguhet para per sherbim qe ste ka pelqyer dhe shijuar!

    Përgjigju
    • Reli reli: 22/08/2019 15:32

      Keshtu po jam ok stela kjo sjellje nuk na nderon ne shqiptaret..ata ja lan ushqimin ne tavolin dhe nuk e preken fare kaq ju desh mihalit qe te kalonte ne siellje rrugacerie..dhe na turperoi te gjitheve .per prishjen e lokalit ishte vendim i duhur .. te pershendes “stela”

    • stela: 22/08/2019 14:10

      ai shkon e ja perplas peshkun mbi tavoline ti thua ti paguaje leket. po nje fije dinjitet e ka njeriu.

    • Reli: 22/08/2019 10:42

      Ik o stela los me kukulla..

  • Dusha: 21/08/2019 20:14

    I paska qi m,,,,,, ky miku aty ne porto palormo me keq seZani te kete kaq shume armiq !!!!

    Përgjigju
  • Ariu: 21/08/2019 19:10

    Kjo do ngelet histori si ajo shprehja u prish dasma per një kokër qepë, tani do thone mos e prish shtepi e katandi per nje zgare peshku. Mbaje zgarën tani o MiHaleje ..

    Përgjigju
  • Fitimi&celo: 21/08/2019 18:40

    Hajde iiiio INUK njeher te Vefa ne Vlore se keshtu po bejne te fortin me turistat dhe keta qe pasi zaptuan molin e plazhit te ri e thyen dhe tani po rrahin e ofendojne pushusat qe parkojne ne token e te gjtheve.po e bete kete keni mare gjitha piket e mundshme

    Përgjigju
  • Gelus: 21/08/2019 18:26

    Pershendetje miq Shpresoj që drejtësia të ketë bërë punën e saj dhe gjithçka ka mbetur në një frikë dhe disa lëndime të lehta. Mund të ishte shumë më keq; Nuk dua të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse Mihal do të kishte dëmtuar rëndë një turist ose të kishte rënë nga makina, për një fatkeqësi shumë të tmerrshme nuk do të ndodhte. Por ne Spanjollët e dimë se kjo mund të ndodhë kudo. Përshëndetje.

    Përgjigju
  • Loti: 21/08/2019 18:18

    Uthulla e forte prish enen e vet. E humbe lokalin per dy peshq, kur deti eshte plot me to. Ne kte kohe, ne vendet e tjera turistike ta falin nje peshk ekstra, meqe je klient i ri, nje vere pa lek, per te bere qefin, ktu ku jam un boshnjaket jan nr 1, pas buke kafet dhe embelsirat i ke nga i zoti lokalit, ta bejn borxh, s dua te shkoj ne restorant tjeter. Pse o Mihal?

    Përgjigju
    • Taulant: 21/08/2019 21:46

      Shume bukur e ke gjete,kisha kohe oa e degjuar shprehje"Uthulla prish enen e vet".Ne kena nji shprehje tjeter "Per nje plesht djeg nji jorgan"

  • AltinTop: 21/08/2019 18:14

    E verteta e trishte eshte se ne Shqiperi 70% e bizneseve kane pronare njerez si Kokdhima... Shpresoj qe me ngritjen e SPAK te marre fund njehere e mire mbeshtetja nga politika e ketyre kafsheve qe perdhosin cdo dite jeten dhe imazhin e cdo shqiptari te ndershem.

    Përgjigju
    • Boby: 22/08/2019 09:06

      Bravo, e ke thënë shumë bukur. Tek ne të pasur janë lënë të bëhen të paudhët. Hajdut, kriminela, xhvatës, moszbatues të ligjit, të fortët pra,ata e kanë pushtetin. Kështu tani ngrihen këmbët dhe i bien kokës, nuk mund të ndodh ndryshe. Vëndi ynë është i mbushur me ksi derrash, ata kanë zaptuar politikën, shtetin.

    • Loti: 21/08/2019 22:14

      Mbase dhe ne si shoqeri mund ti evitojme te frekuentojme biznese te tilla ne pronesi te hajduterise. S P A K (S'shkoj Prap Aty Kurre) jemi ne te gjithe.

    • Iliri: 21/08/2019 19:53

      @AltinTop aq mire e ke thene

  • Diksi: 21/08/2019 17:22

    Nuk eshte shqiptar e para e dyta shyqyr nuk ka ra me ndonje hund lesh se bente nga mi. Halin ne mihalica megjith ate drejtesia mos tja kursej per çfar ka bere nje denim te drejte

    Përgjigju
    • Kavajsi: 22/08/2019 20:55

      Puro shqiptar vlonjat

    • Selenice: 21/08/2019 20:06

      Ore vlonjat eshte

    • Sabri: 21/08/2019 20:04

      Diski: E para mos bej racisem Dhe e dyta eshte shqiptar por eshte bastard.

  • KIRI: 21/08/2019 17:05

    SA MIRE JA BENE QENIT,,..//

    Përgjigju
  • xXx: 21/08/2019 16:24

    Mba peshkun e gjate tani o Mihal ...

    Përgjigju
  • Sofos: 21/08/2019 15:49

    Shyqyr spaska humb zgara.......mihal,vic ishe vic ngele

    Përgjigju
  • idi: 21/08/2019 15:33

    Nje pune me mend...

    Përgjigju
  • Tano: 21/08/2019 15:24

    Milioner qe diskuton 5 peshq dhe jo 7 v.k,,,, dhe keti milioneri

    Përgjigju
    • komiti: 22/08/2019 10:00

      milioner persembari, jo si ty tano kokepalari dhe brekegrisuri. i plasi rrocka atij per ti paguar dy peshq kokedhjerit? kur do tja futesh tjetrit vjen nje dite qe e ha vete sallamin pa buke nga goja dhe by8a.

    • Gert: 22/08/2019 08:16

      Po ai qe eshte bere milioner eshte p.s nuk ja kane fut ne Spanje do ja fus miu hales ne shqiperi

    • kafe hidhur: 21/08/2019 17:44

      qe spagnolli ka qene rrote trapi nuk diskutohet se nuk vihet ne rrezik jeta e familjes per 7 peshq ne nje vend giungle si kjo e jona.sa e pe qe ke te besh me kafshe jepi leket e mos i pafsh me bojen ketij vendi...po e shpetoi zoti dhe ata shqiptaret e tjere

    • Fshafshari: 21/08/2019 17:20

      Se do jene miellist si ty milionerat

    • karidi: 21/08/2019 17:08

      po ai prandaj esht bo miljoner o shok, se nuk e ha peshkun sa her kerkon tja fusesh... po kjo eshte mendesia qe ju ka lene varfacuke ju o albanistanas vk

  • Sajme Qorri: 21/08/2019 15:18

    keshtu do kene fundin Kokdhimit, Cipet dhe te gjithe hajduterit e Himares qe vjedhin hapur dhe diten per djell. Pse nuk shkojne tek taverna Cipa ne fshatin Pilur. Atje te marrin peng

    Përgjigju
    • Cipet: 21/08/2019 20:08

      Sajme Qorri dhe Vlora, do e marrim vesh se kush jeni

    • Vlora: 21/08/2019 16:00

      Ke marin peng ata qe kan mbaruar sdiet sa u jan vrar do te ken mar peng ty prandaj thua

  • dulja: 21/08/2019 15:05

    e shikone cfare bere more legene trape ,burke plerave pastroni vendin nga keta

    Përgjigju
  • Kollarexhiu: 21/08/2019 15:00

    Tek foto me peshqit po jep leksione si mund ti besh kollare turisteve nga 5 ti japesh 7 peshq pa tu prish restoranti. Fundja kto himariotet kan matematik greke.

    Përgjigju
  • Turisti Spanjoll: 21/08/2019 13:56

    Hahahahahahahahaha e madhe kjo fotua e zgares se peshkut, , Kokedhier ri mbaj zgaren tani se peshkun ta futen ne B**.

    Përgjigju
  • Faik: 21/08/2019 13:46

    SUPER Shqiptarja.com pér INFORMACIONIN e SHPEJTÉ dhe tè SAKTÉ ! Jeni NJÉSHA ! RESPEKTE pér CARLO BOLLINON , qé ka béré "REVOLUCION" né GAZETARINÉ SHQIPTARE! Kokédhima mos té Dali nga BURGU pér nja 10 VJET dhe SHTETI ti SEKUHESTROJÉ LLOGARITÉ BANKARE , dhe ti FUSI NJÉ GJOBÉ té MAJME 1 MILJON €URO dhe ta béj SHEMBULL , pér KRRIMINELÉT e tjeré BIZNESMENÉ , qé i béjné "KARSHILLIK" SHTETIT SHQIPTAR , duke MOS PAGUAR asnjé TAKSÉ dhe duke béré EVAZION FISKAL né KURRIZ té 3 MILJON SHQIPTARÉVE FUKARENJÉ !!! RESPEKTE pér QEVERINÉ Rama ,qé i Tregoi Vendin HAJDUTIT dhe KRRIMINELIT KOKÉDHIMA

    Përgjigju
    • Faik te wife Rama: 22/08/2019 00:38

      O zagar po te Rama kush mbeshtetje Ky se can tezje I Petro koqes ishte mihalja

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë