Zbulimi në Bylis i cisternës antike, arkeologu Ceka: Objekt i shekullit të III Para Erës Sonë, u shërbente 10 mijë personave

Arkeologët shqiptarë gjatë gërmimeve në parkun arkeologjik të Bylisit në Ballsh kanë arritur të zbulojnë një objekt me vlera të rralla historike. Historiani dhe studiuesi Neritan Ceka e cilëson cisternën antike më të vjetrën në Ballkan, që daton në shekullin e tretë para lindjes së Krishtit.

"Kjo është është pamja e cisternës dhe ka 6 ndarje, në shekullin e tretë para Krishtit shërbenin për mbledhjen e ujit që çonin në cisternën e madhe, 50 m e gjatë, 8 metra e thellë dhe 4 m e gjerë, zinte miliona litra ujë të stadiumit gjatë dimrit dhe ishte në shërbim të popullsisë ose rrethimeve ushtarake. Në këtë shesh mblidheshin rreth 10 mijë vetë gjatë festave të Dionisit. Teatri stadiumi është një gërmim shumë i vështirë i ka të gjitha elementet”, tha Neritan Ceka për Report Tv. 

Puna po vazhdon me restaurimin e objektit antik, i cili nëse gjen financime nga BE-ja mund të kthehet në funksion të turizmit dhe jo vetëm.

”Ne mund të bëjmë këtu një skenografi. Ne mund të rindërtojmë, ta kthejmë ujin, të veshim shkallaret. Turisti jo thjesht të imagjinojnë,  po të shohin konkretisht se çfarë ndodh, si mblidhej uji në një cisternë dhe ta përdorim këtë cisternë të mbajmë gjelbërimin në Bylis gjatë gjithë kohës”, u shpreh Ceka.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë