Zbulohet objekti 2400-vjeçar në Durrës, Report Tv sjell pamjet ekskluzive! U zbulua në rrënojat e shkollës

Report tv sjell pamjet eskluzive të objektit arkeologjik mbi 2 mijë vjeçar, të zbuluara gjatë ndërtimit të shkollës “Eftali Koçi” në Durrës.  Punimet e shkollës së dëmtuar nga tërmeti ishin ndërprerë që në muajin prill, ndërsa gërmimet i janë lënë një arkeologes të licensuar, Iris Pojani.  

Gjurmë të një strukture të një muri të vjetër të cilat mendohet të datojnë në shekullin e IV-III p.e.s kanë dalë në territorin ku po ngrihej me fondet e Bashkimit Evropian shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, e dëmtuar nga tërmeti. Ndërtimi i shkollës nisur në nëntor të vitit të kaluar, është ndërprerë në muajin prill, ndërsa Instituti Kombëtar për Trashëgiminë ka vendosur për ruajtjen e mbrojtjen e gjetjeve dhe spostimin e gjurmës së shkollës 3 muaj më pas përmes vendimit nr. 223.

Nora Kushti përfaqësuese e UNDP dhe  EU4Schools, bën me dije për televizionin se gërmimet po bëhen nga një arkeolog i licencuar duke u treguar e kujdesshme të mos bëjë me dije emrin e tij. Ndërkaq thekson se lidhur me gjetjet është zbatuar legjislacioni dhe arkeologu ka përgatitur një raport që është dorëzuar pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Sa i përket ndërtimit të shkollës, që pritej të përfundonte në shtator të këtij viti, Kushti thotë se  UNDP është duke proçeduar me një projekt të ri teknik për të akomoduar të gjitha nevojat dhe duke siguruar që shkolla e re garanton të njëjtin nivel ambientesh dhe standardesh për nxënësit në të ardhmen.

Mendohet se ky zbulim është i një rëndësie të veçantë, ndërsa gjetjet e zbuluara të qeramikës, metalit dhe qelqit janë inventarizuar dhe do t’i nënshtrohen një procesi analize dhe vlerësimi të specializuar.

Shkolla është pjesë e zonës arkeologjike, në hapësirat e së cilës janë gjendur zbulime arkeologjike edhe gjatë viteve të kaluara. Pavarësisht kësaj në të po ndërtohej me miratimin e instancave përkatëse, si dhe duke iu lënë gërmimi një arkeologu të licensuar, emri i së cilit nuk është bërë me dije nga asnjë prej palëve të përfshira.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dyrrahium & Dioqeza: 24/08/2022 20:46

    Dyrrahium eshte qendra antike e shqiptareve nese ka kerkime dhe fat mund të gjenden deri 3000-4000 ! Mendohet ka qënë një Porte gjigande po ashtu amfiteatri për 90,000 vende pra tregon qytetetrim me te madhin në mesdhe

    Përgjigju
  • Tepelena: 24/08/2022 17:56

    Lajm i shkelqyer. Periudha e shekujve IV-III p.e.s. eshte teper e rendesishme per historine e Durresit. Behet fjale per nje kohe kur influenca e koloneve grek ishte ne renie. Dobesimi politik i koloneve grek duhet te kete filluar qysh ne shekullin V p.e.s. sepse ne Luften e Peloponezit iliret rezultojn te kene pasur ndikim ne politiken e Durresit. Renia e influences greke duhet te jete thelluar me forcimit e mbreterise se Glaukut te Taulanteve, Filipit te Maqedonise e keshtu me radhe deri sa qyteti u pushtua nga Romaket kur qyteti kishte kohe qe kontrollohej politikisht here nga maqedonet e here nga mbreter ilir. Ky zbulim do tregoj njekohesisht edhe zhvillimin urban dhe kulturor te ilireve para pushtimeve romake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'