Zbulohet 'pakti i landfilleve' mes ish-senatorit italian e këshilltarit të Metës: Pse pagoi 30.000 € dhe i dhuroi fushata denigruese para zgjedhjeve 2017?

Skandali i lajmit të rremë të 1400 konteinere plot me mbeturina toksike që kishin ardhur nga Italia dhe të groposura në Shqipëri, e fabrikuar në shkurt të 2017 nga ish-senatori italian Sergio De Gregorio (aktualisht në burg) me kërkesë të këshilltarit personal të Presidentit Ilir Meta, nuk ishte një plan politik vetëm për të shkaktuar rrëzimin e qeverisë Rama, por fshihte një histori korrupsioni e lidhur me një projekt për menaxhimin e landfilleve (vendgrumbullimit) të mbeturinave që do të realizohej në Shqipëri. Këtë e thotë prokuroria e Antimafias së Romës e cila pak ditë më parë vuri në pranga Sergio De Gregorio-n dhe tetë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Giuseppina De Iudicibus, bashkëpronare e portalit Pianeta Italia News që publikoi lajmet false mbi Shqipërinë.

Report Tv ka lexuar një pjesë të dosjes italiane që zbulon këtë prapaskenë të nxehtë. Në faqen 58 të urdhër arrestit lexohet qartë: “Për të kuptuar nivelin kriminal të Sergio De Gregorio është e udhës të përmendim një ngjarje që është e lidhur me Shqipërinë dhe me një përpjekje të De Gregorio-s për të ndihmuar në kushtëzimin e gjendjes politike në atë vend me qëllim që të nxirrte përfitimet e ardhshme”. Prokuroria italiane e quan  “pakti i landfilleve” (grumbullimit të plehrave) ose ne italisht ''patto delle discariche''. 

Pra, nga një anë është ish-senatori De Gregorio që vë në dispozicion portalin e tij “Pianeta Italia News” për të publikuar hetimin fals mbi 1400 kontejnerët e plehrave me destinacion Shqipërinë, duke prodhuar një sërë shkrimesh të ripublikuara menjëherë nga mediat e lidhura me ish-qeveritarët Basha, Berisha dhe Meta dhe që më të vërtetë provokojnë në Shqipëri një furtunë politike, edhe pse e bazuar mbi lajme fals. Nga ana tjetër, sipas prokurorisë së Romës, është Ilir Kulla, që nga ajo kohë këshilltar personal i Ilir Metës, që, edhe pse ishte akoma në krye të Parlamentit, kishte nisur punën kundër qeverisë Rama, ndërsa PD kishte bllokuar me çadrën e saj bulevardin e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Në mes, gjendet pakti misterioz ''i landfilleve” dhe “përfitimet e ardhshme” të premtuara Sergio De Gregorio-s.

Pjesa e dosjes se antimafies se Romes qe flet per perfitimet

“Në bazë të përgjimeve telefonike” shkruan prokuroria antimafia e Romës, “Ilir Kulla i kishte dhënë detyrën De Gregorios të organizonte përmes njohjeve të tij dhe mediave në dispozicion të tij një fushatë denigruese për qeverinë shqiptare që të shkaktonte rrëzimin. Edhe vetë Ilir Kulla – nënvizon gjithnjë prokuroria italiane – kishte mbërritur në Itali pasditen e 26 shkurtit 2017 me qëllim që të ndiqte nga afër zhvillimet”.

Pershkrimi ne dosjen italiane se kush eshte Ilir Kulla (saktesohet qe eshte ekspert i sigurise dhe analist gjeopolitik me raporte te mira me Italine nder vite)

Pra Ilir Kulla ndodhet në Romë me 26 shkurt 2017 për të ndjekur zhvillimet e dosjes false mbi plehrat dhe me 28 shkurt Syri.net (portal i lidhur me Berishën dhe Ilir Metën) publikon në Shqipëri skandalin fals “duke zbuluar” hetimin e mbeturinave të publikuar nga “Pianeta Italia News” (një portal krejtësisht i panjohur edhe mes gazetarëve italianë) përmes të cilit do të realizonte rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Scoop-i fallco certifikohet menjëherë si i vërtetë nga disa “analistë”  që janë gati të thonë çdo gënjeshtër vetëm e vetëm për t’i shërbyer ish-qeveritarëve duke shpresuar që ata të mund të kthehen në pushtet e në këtë mënyrë të arkëtojnë shpërblimin. Basha, Berisha dhe shumë të tjerë përdorin skandalin e rremë të plehrave të prodhuar nga këshilltari i Ilir Metës për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Pjesa ku flitet per fushaten denigruese dhe faktin qe Ilir Kulla ishte me 26 shkurt 2017 ne Itali per ta ndjekur vete nga afer

Po çfarë ishte ky “pakt i landfilleve”? Dhe cili do të ishte fitimi i ardhshëm i premtuar Sergio De Gregorio-s në rast se scoop-i fals mbi plehrat do të kishte shkaktuar me të vërtetë rrëzimin e qeverisë Rama? Ky skandal ndodh pak muaj para zgjedhjeve të qershorit 2017, kur Ilir Meta tregonte se mund të merrte i vetëm 50 parlamentarë dhe se mund të krijonte lehtësisht një qeveri bashkë me Partinë Demokratike siç kishte bërë në 2009. Pra, çfarë do të kishte marrë Sergio De Gregorio në të ardhmen nga një qeveri eventuale PD-LSI në të ashtuquajturin “pakti i landfilleve”?

Biznesi i premtuar duhet të ishte me të vërtetë i madh nëse shtyn Sergio De Gregorion të mos kufizohet të dhurojë një fushatë shtypi denigruese kundër qeverisë shqiptare. Sipas Prokurorisë së Romës, në kuadrin e “paktit të landfilleve” bëhet dhe një pagesë prej 30.000 eurosh që Sergio De Gregorio ia jep Ilir Kullës disa javë para se të fillojnë publikimet e shkrimeve me lajme false me qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Po për çfarë duheshin këto para? Dhe si lidhen këto para me “paktin e landfilleve”, me fushatën e lajmeve denigruese dhe me fushatën elektorale që do të fillonte?

Ne dokument flitet per perfitimin dhe pjesen e 30 mije eurove

Pagesa bën pjesë në hetimin që çoi në arrestimin e De Gregorio-s pasi ato 30.000 euro që sipas prokurorisë iu paguan këshilltarit të Ilir Metës, i janë huazuar De Gregorio-s nga tregtari roman Eraldo Barletta, që pastaj kërkoi t’i ktheheshin. De Gregorio nuk mund t’i kthente duke shpjeguar se ajo shumë i ishte dhënë Ilir Kullës duke shtuar se ishte paguar “për një çështje me Shqipërinë”. Për cilën çështje Shqiptare me këshilltarin e Ilir Metës i referohet De Gregorio dhe për të cilën thotë se ka paguar 30.000 euro?

Prokuroria e Romës ka në dispozicion të gjitha përgjimet përfshi edhe ato në të cilat De Gregorio flet me Ilir Kullën për këtë çështje. Tanimë i takon SPAK-ut të vendosë nëse i intereson të kuptojë me të vërtetë se çfarë ka ndodhur në prag të zgjedhjeve 2017 dhe t’u kërkojë autoriteteve italiane një kopje të dosjes për të qartësuar nëse ekzistojnë apo jo prova të një krimi të kryer në Shqipëri.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dorjan P.I. 'ALB-US': 09/06/2020 10:47

    Teksa komunikoja mbrem ne SKYPE me nje mikun tim pertej Atlantikut (person qe ben nje pune Speciale, jo do si do...) dhe i shpjegoja kete ngjarje te 2017, ngjarje per Grusht Shteti ne cdo forme a element qe mbart brenda skema, qe tani Anti-Mafia dhe prokuroria e romes e zbardhi plotesisht, ku eshte i perfshire Keshilltari personal dhe me intim i Ilir Metes, nje fare i veteshpalluri "Analisti" i Gjeo-Politikes dhe i fryre nga media filo-Meta e filo-Berisha, me tha vetem keto fjale. nese personat ne Itali jane ne burg e procesi po nxjerr shume elemente Mafioze, perse Drejtesia juaj me ne krye Kryeprokurorin e Shtetit dhe institucionin e SPAK_ut, qe u ngrit me instistimin dhe ndihmen juridike e financiare tonen si Amerike dhe te Europiano-perendimoreve, nuk veprojne akoma me arrestimin urgjent te Keshilltarit te Presidentit, ketij njeriu Mafioz ne cdo element me sa kam lexuar deri me tani. Nuk duhet lene pa shkarkuar dhe Presidenti juaj, qe kuptohet lehte qe eshte autori kryesor i ngjarjeve ne 2017 ne Shqiperi i fshehur nen veprimet e PD ne Bulevard. Nuk ka pse mazhoranca e sotme solide ne Vota ne Parlament dhe popull po ashtu, te duroje me kete President Mafioz, por dhe "Komisionin e Venecias" nuk keni pse ta degjoni pafundesisht, pasi ky institucion duket qe eshte "Plakur" shume ne cdo drejtim dhe nuk mundet me te pyetet e pritet pergjigje korrekte nga Ai.

    Përgjigju
  • Iris: 09/06/2020 02:42

    Kush ka pare filmin/Qytetari Kejn/ eshte nje fragment ku Orson Wells,qe luan pronarin e gazetes,paguan per te shpikur nje lufte fictive,per te nxjerre perfitime per biznesin e tij.Ngjashmeria eshte e frikshme,sa per Meten e Kullen pak eshte ti quash te shitur,ata jane tradhetare ne emer te karriges.

    Përgjigju
  • tani: 09/06/2020 00:54

    KETE ilir kullen O EDI RAMA ta kapesh dhe ta peshtysh ne publik…///

    Përgjigju
  • haruni: 09/06/2020 00:52

    ORE mire meta njihet se c'fare haleje qe eshte ,,por edhe keta italianet paskan qene legena fare ,,ose figli di putana,,,caronia qe merren me kryehajdutin e shqiperise ilir meta....

    Përgjigju
  • dobici: 08/06/2020 14:32

    Ky dobic skrapari i 1001 te zezave,ptu race e ndyre.

    Përgjigju
    • Koli: 08/06/2020 20:40

      Rrace e keqe. I jep pushtetin Rames sa here qe eshte keq dhe e ha sa krahu...

  • lemi: 08/06/2020 14:27

    e tmerrshme nga kush udhehiqemi, u plasin skandale dite e nate dhe pa piken e turpit su ben syri terr...

    Përgjigju
  • Likja: 08/06/2020 14:27

    Me i rrezikshem,me i pafytyre e me i paskrupullt se kryehajduti Ilir Meta nuk mund te gjindet,me keta veprime te uleta e vetem te nxije Shqiperine dhe Edi Ramen eshte zhytur e fundosur aq keq sa nuk ka dreq qe e shpeton,jo veshe te haje e shoqja por edhe te tjera ... nuk e shpeton dot nga zullumet e shumta kete fshatar te rendomte.

    Përgjigju
  • Çeçenia qeneria: 08/06/2020 12:22

    I fitojne vetem ne Las Viçidolas, Fushe Krunde, Topallistan, Laçi Shit dhe Kamzaha.

    Përgjigju
    • Keneta e poshtme: 08/06/2020 14:33

      Te qendrofte Rama ne pushtet edhe 5 mandate sa te te pellcasin ishalla

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve

Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve