Një 35-vjeçar në Shkodër është vënë në pranga dhe një person tjetër është shpallur në kërkim për kultivimin e kanabisit.

Operacioni policor “Neonët 8” zbuloi se në fshatin Boriç i Madh ishin përshtatur 3 ambiente për kultivimin e bimës narkotike, me pajisje elektrike që furnizoheshin nga lidhjet e paligjshme.

Policia arrestoi Kol Narkajn dhe 4 punonjës të OSHEE-së: Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj, Fatmir Kajoshaj, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë vijon kërkimi për 36-vjeçarin me iniciale A.G.

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre", njofton policia.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.