Deputetet e Sali Berishës bashkë me të tjerët protestuan sot në parlament për të rikthyer të drejtat e opozitës, por në fakt jeta e tyre e shtrenjtë është shpalosur disa herë, përmes veshjeve, si ato të Flamur Nokës, ndërsa sot ra në sy një tjetër parfum apo krem i shtrenjtë i deputeteve të Berishës
Parfumi i tyre i shtrenjtë i markës “Tom Ford” me vlerë 275 dollarë, u ka shërbyer deputetëve të Berishës për të ndezur flakët. Një tjetër hile e gjetur nga deputetët e Berishës ka qenë kutia e kremit të kozmetikës. Kutia e kremit anti-rudhë 'Apitiva Queen Bee' e cila nga një kontroll i thjeshtë online kushton 90 euro.
Sipas dëshmitarëve në seancë të cilat u referohet Report Tv kanë qenë deputetet Albana Vokshi dhe Sorina Koti pronaret e parfumit dhe të kremit antirudhë.
Dëshmitarët në seancë kanë treguar se Bledion Nallbati ka qenë ai që i ka vënë flakën duke ndezur dhe zjarrin që duket se i doli jashtë kontrollit dhe shqetësoi jo vetëm gardistët por dhe vetë ata deputetët e opozitës të cilët nxituan për ta fikur.
Deputetet gra kanë mundur t'i fusin lehtësisht dhe flakadanët pasi nuk janë kontrolluar fizikisht nga garda e cila u kontrolloi vetëm çantën ndërsa deputetët burra i kontrolloi fizikisht.
Seanca më e rëndësishme e vitit, ku duhej të diskutohej projektbuxheti 2024 u mbyll për 5 minuta pas kaosit dhe tymueses. E veç Flamur Nokës i cili u përjashtua kryetarja e Kuvendit ka qenë dhe deputeti Bledion Nallbati.
Pas përfundimit të seancës plenare, në sallë u futën edhe agjentë të BKH për të hetuar çfarë lëndësh u përdorën këtë herë nga opozita në sallën më të rëndësishme të demokracisë shqiptare.
Parfumi Tom Ford 275 dollarë
Kremi i perdorur per zjarrevenie
Salla e Kuvendit u përfshi sërish sot nga kaosi i shkaktuar nga Rithemelimi.
Report Tv mëson se Albana Vokshi dhe Sorina Koti ishin dy deputetet pronare të parfumit dhe kremit anti-rrudhë që u përdor për tu ndezur flakët.
Mësohet se Bledion Nallbati ka qenë ai që i ka vënë flakën
Pas përfundimit të seancës plenare, në sallë u futën edhe agjentë të BKH për të hetuar çfarë lëndësh u përdorën këtë herë nga opozita në sallën më të rëndësishme të demokracisë shqiptare.