Zbulohet si u vra 14-vjeçarja në Shkup, Spasovski: U qëllua me plumb, gjetëm 2 armë

Zbulohet si u vra 14-vjeçarja në Shkup, Spasovski: U qëllua me plumb, gjetëm 2 armë

Vanja Gjorçevska

1701430439_vanjagjorevska.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, mbajti mbrëmjen e të martës një deklaratë për media ku njoftoi arrestimin në Turqi të Ljupço Palevski, autorit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Gjatë deklaratës së tij ai u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, ku zbuloi se plaga që i solli vdekjen u shkaktua me armë zjarri.

“Vendimi i saktë i autopsisë do t’i tregojë detajet, megjithatë është një plagë plumbi”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Për sa i përket armës së krimit ai tha se në Shkup janë gjetur dy armë të cilat duhet të kontrollohen për të përcaktuar nëse ndonjëra prej tyre është përdorur në vrasjen e 14-vjeçares.

Ministri konfirmoi gjithashtu se policia ka gjetur celularin e të ndjerës e cila u zhduk më datë 27 nëntor dhe u gjet pa shenja jete me datë 3 dhjetor.

I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga nëna e viktimës.

Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është kryer nga i njëjti grup për përfitime materiale.

Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin. Të arrestuarit e tjerë janë shtetasit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.


Lajmi kryesor:

Sekreti i familjes së 14-vjeçares së vrarë zbulon arsyen e pjesëmarrjes së babait në rrëmbimin e saj! Spasovski zbulon si u vra e mitura: U qëllua me plumb, gjetëm 2 armë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen