Sekreti i familjes së 14-vjeçares së vrarë zbulon arsyen e pjesëmarrjes së babait në rrëmbimin e saj! Spasovski zbulon si u vra e mitura: U qëllua me plumb, gjetëm 2 armë

Aleksandar Gjorçevska, babai i adoleshentes së vrarë Vanja, ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij, që rezultoi në vrasjen e saj. Babai i Vanja Gjorçevska, siç dyshohet, ka dashur t’i zhvasë para nënës së saj dhe janë marrëdhëniet familjare ato që zbulojnë motivin e lëvizjeve monstruoze të Aleksandrit.

Prokurori maqedonas, Gavril Bubevski, deklaroi se ka informacione se nëna e viktimës së fundmi ka shitur shtëpinë, pra ky ka qenë edhe motivi i rrëmbimit të vajzës.

Ai ka thënë se babai i vajzës ka qenë në kontakt me të dyshuarin kryesor që është arrestuar mbrëmë (5 Dhjetor), të cilit i ka treguar për këtë, si dhe se kur do të largohet vajza nga shtëpia.

Apartament ne fokus

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, tha se ky është një krim i paprecedentë, një rast i izoluar, i kryer nga kriminelë monstra të cilët kanë dashur të përfitojnë përfitime materiale, të vetëdijshëm se nëna e ka shitur banesën para pak kohësh.

"Rasti është zgjidhur me sukses dhe në tërësi, janë siguruar provat dhe rrëfimet”, tha Spasovski.

Ai tha se zbardhja e atij rasti nuk ka sjellë rezultatin e dëshiruar sepse edhe vajza edhe 74-vjeçari i cili po ashtu është zhdukur janë gjetur të varrosur, një në afërsi të Shkupit dhe një në afërsi të Velesit.

Babai i së ndjerës është marrë në pyetje në prokurori dhe ka mohuar përfshirjen në rrëmbimin e vajzës së tij, por i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit se do të ndikonte në hetim.

Mirëpo, fjalët e fqinjëve të kësaj familjeje nga Shkupi mund të zbulojnë motivet më të thella të Aleksandrit, i cili tronditi rajonin për faktin se dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij.

Sekretet familjare

Vanja, dëshmojnë miqtë dhe profesorët e saj, ishte një vajzë gazmore, e zgjuar. Të hënën, një javë pas rrëmbimit të saj dhe njëzet orë pas gjetjes së trupit të pajetë, shokët e shkollës së Vanjës, prindërit dhe mësuesit e tyre, nënshkruan Librin e Vajtimit.

“Është e dhimbshme për ne të flasim për gjithçka. Ishte e qetë dhe e zellshme, i përmbushte detyrimet, një vajzë që nuk ishte në asnjë klan, merrej vesh me të gjithë, por them, ishte e qetë. Dimë vetëm se ajo ishte një vajzë e mrekullueshme që ëndërronte për të ardhmen”, ka thënë për Jutarnji list një nënë nga Shkupi, vajza e së cilës ndjek të njëjtën shkollë.

Siç u bindën gazetarët, askush në Shkup nuk do të flasë hapur për dyshimet e tyre se pse Vanja e pati një fat kaq të tmerrshëm. Megjithatë, një gazetar i tha Jutarnji list se prindërit e Vanjës janë të divorcuar, dhe se gjyshi i Vanjës, babai i nënës së saj, është një burrë i pasur. Tani ekziston mundësia që babai Aleksandri, i revoltuar kundër familjes së ish-gruas, të ketë dashur të nxjerrë para prej tyre, duke e ditur se sa të pasur janë.

Gjithçka ka të bëjë me babain, i cili, siç e dimë, nuk ishte aspak një figurë pozitive në jetën e tyre. Ai dhe nëna e Vanjës ishin të divorcuar, gjyshi i Vanjës ishte drejtor i doganës dhe një njeri i pasur diku në vitin 2002 dhe të gjitha këto i trashëgoi nëna e Vanjës. Ata thonë se ai ishte i interesuar për para. Nga e dinin orën e saktë kur Vanja shkon në shkollë?

Ata që u arrestuan thonë se ai u tha atyre këtë. Supozohet se ai nuk e dinte që Vanja do të ishte vetëm, ndaj dyshohet se qëllimi ishte rrëmbimi i të dyja vajzave. Prandaj, të gjithë këtu dyshojnë në motivet materiale të babait të drejtuara ndaj ish-gruas së tij. Nuk dihet pse e vranë vajzën nëse synonin të shantazhonin nënën e saj. Diçka duhet të ketë shkuar keq. Doli shumë, shumë keq kur u vra një vajzë 14-vjeçare”, tha për Jutarnji një gazetar maqedonas që merret normalisht me kronikën e zezë.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, mbajti mbrëmjen e të martës një deklaratë për media ku njoftoi arrestimin në Turqi të Ljupço Palevski, autorit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska. Gjatë deklaratës së tij ai u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, ku zbuloi se plaga që i solli vdekjen u shkaktua me armë zjarri.

“Vendimi i saktë i autopsisë do t’i tregojë detajet, megjithatë është një plagë plumbi”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Për sa i përket armës së krimit ai tha se në Shkup janë gjetur dy armë të cilat duhet të kontrollohen për të përcaktuar nëse ndonjëra prej tyre është përdorur në vrasjen e 14-vjeçares. Ministri konfirmoi gjithashtu se policia ka gjetur celularin e të ndjerës e cila u zhduk më datë 27 nëntor dhe u gjet pa shenja jete me datë 3 dhjetor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
Zbulohet si u vra 14-vjeçarja në Shkup, Spasovski: U qëllua me plumb, gjetëm 2 armë

1701430439_vanjagjorevska.jpg

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, mbajti mbrëmjen e të martës një deklaratë për media ku njoftoi arrestimin në Turqi të Ljupço Palevski, autorit të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.

Gjatë deklaratës së tij ai u pyet dhe mbi mënyrën si u ekzekutua 14-vjeçarja, ku zbuloi se plaga që i solli vdekjen u shkaktua me armë zjarri.

“Vendimi i saktë i autopsisë do t’i tregojë detajet, megjithatë është një plagë plumbi”, tha ministri i Punëve të Brendshme.

Për sa i përket armës së krimit ai tha se në Shkup janë gjetur dy armë të cilat duhet të kontrollohen për të përcaktuar nëse ndonjëra prej tyre është përdorur në vrasjen e 14-vjeçares.

Ministri konfirmoi gjithashtu se policia ka gjetur celularin e të ndjerës e cila u zhduk më datë 27 nëntor dhe u gjet pa shenja jete me datë 3 dhjetor.

I dyshuar në vrasjen e 14-vjeçares është dhe babai i saj, i cili ndihmoi rrëmbyesit me qëllim përfitimin e shumave monetare nga nëna e viktimës.

Koka e grupit Lupço Palevski, është një personazh i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi është drejtuesi i një lëvizjeje pro-ruse.

Sipas prokurorit të rastit Gavril Bubevski, arsyeja e vrasjes së 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit është kryer nga i njëjti grup për përfitime materiale.

Sipas tij grabitësve u duhej një makinë për të rrëmbyer 14-vjeçaren dhe për këtë arsyer rrëmbyen dhe vranë të moshuarin. Të arrestuarit e tjerë janë shtetasit Vlatko Kekishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski.

Ora 12:35
Shkrimtarja maqedonase: Fajësuat shqiptarët, por 14-vjeçarja u vra nga patriotët besimtarë maqedonas

Vazhdojnë reagimet në Maqedoninë e Veriut për rastin e rëndë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye dhe më pas u vra.

Në lidhje me vrasjen makabre e Vnajës dhe tentimit për t’i fajësuar shqiptarët nga disa media nacionaliste ka reaguar, profesoresha dhe shkrimtarja Rumena Bužarovska.

Bužarovska me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se shoqëria maqedonase rrezikohet nga traditat maskiliste maqedonase dhe jo nga shqiptarët.

“Maqedonas patriotë burra besimtarë me vlera familjare vranë një fëmijë. Aq për kërcënimet reale në shoqërinë tone”, shkroi ajo,

“Thuhej se shqiptarët duhet të jenë fajtorët, mendoni pak për vlerat dhe paragjykimet tuaja. Nga shumë nga ju "normal" e ndëgjova këtë teori”, tha ajo më tutje.

S.S/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen