Zbulohet skema, ja si mashtroi
kanadezin ish-Prefekti i Fierit

Zbulohet skema, ja si mashtroi<br />kanadezin ish-Prefekti i Fierit<br /><br>
Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e djeshëm ish-prefektin e Fierit, Bujar Hasa njëkohësisht edhe ndërtues. Arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mashtrim. Hasa akuzohet se së bashku me një tjetër person me inicialet P.P. kanë mashtruar 2 persona, një shtetas shqiptaro-kanadez dhe një shqiptar nga Laçi duke u marrë mbi 300 mijë euro (260 mijë dollarë dhe 50 mijë euro). Ish-Prefekti Hasa sipas policisë i ka shitur një kanadezi me inicialet B.H. një dyqan në Tiranë, por me dokumente false, ndërkohë që i mori 260 mijë dollarë.

Sipas burimeve të prokurorisë shtetasit shqiptaro-kanadez, Hasa i ka shitur dhe tre apartamente të tjerë, ku njërin prej tyre ja ka marrë me dokumenta fallso dhe më pas e ka vendosur kolateral në një bankë të nivelit të dytë, në të cilën kishte marrë kredi. Po ashtu edhe shqiptarit me inicialet D.M.,i shiti një apartamentet me dokumente false duke e mashtruar, pasi të njëjtin apartament e kishte shitur dhe njëherë tjetër. Hetimet kanë nisur 8 muaj më parë pas denoncimit të dy personave, ndërsa vijojnë për të mësuar nëse ka persona të tjerë të mashtruar nga ish-Prefekti. Bujar Hasa ka qenë Prefekt i qarkut të Fierit në vitin 2009-2011 nga radhët e LSI, ndërsa në 2013 kandidoi për deputet për PDK.

Operacioni "Kanadezi"
Me urdhër të prokurorit Ervin Karanxha, policia ka arrestuar biznesmenin Bujar Hasa dhe ka shpallur në kërkim bashkëpuntorin e tij për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim". Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me prokurorinë Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”. Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën "Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim".

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025