Një filmim përmes aparatit celular në bordin e avionit të përplasur në Alpet franceze, Germanwings, ka regjistruar momentin pikëllues kur pasagjerët ulërinin duke e ditur se do të vdisnin.
Videoja është gjendur midis rrënojave të avionit që u kontrolluan javën e shkuar.
Video vetëm pak sekonda e gjatë, është marrë nga kartë-memoria e një celulari të gjendur në vendin e rrëzimit.
Në video dëgjohen të qarat dhe thirrjet “O ZOT” të pasagjerëve, në gjuhë të ndryshme të botës dhe kaosi që po përfshinte avionin.
Mediat Evropiane përshkruajnë se në video dëgjohen zhurma goditjesh metalike, të ardhura nga brenda avionit. Goditjet, mendohet të kenë qenë përpjekjet e kapitenit të avionit, për të hapur derën me një sëpatë të rëndë metali.

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com