Kinë - Një adoleshte kineze tentoi të kryente vetvrasje dhe u hodh nga kati i tretë i pallatit pasi mësoi se i dashuri i saj ishte i martuar. Adoleshentja 19-vjeçare zbuloi se përveç se ishte i martuar, ai kishte dhe një fëmijë 10 vjeç.
 
Adoleshentja doli nga dritarja e dhomës së saj, hipi mbi një pjesë metalike dhe kërcënonte se do të hidhej. Ndërkohë në vendngjarje kishin mbërritur forcat e zjarrëfikësve.

Por, fatmirësisht vajza ra mbi dyshekun me ajër që kishin vendosur zjarrëfikësit dhe nuk pësoi asnjë dëmtim serioz.
 adoleshente e cmendur kineze
Nuk dihet ende nëse 19-vjeçarja kishte për qëllim të hidhej te dysheku me ajër, apo ishte një përpjekje e mirëfilltë për të kryer vetëvrasje.
 
Dysheku me ajër që përdoret në raste të tilla është në gjendje që të përballojë tronditjen edhe nëse një person hidhet nga një pallat 10 katësh.

(v.gj/shqiptarja.com)