Zbuloni pse mjalti është antibiotiku më i mirë
Antibiotikët janë ndër ilaçet me të cilat njeriu abuzon më shumë. Recetat mjekësore për antibiotikë lëshohen ndonjëherë edhe për infeksione nga më të rëndomtat.
Mjalti rekomandohet të konsumohet edhe kundër viruseve
Antibiotikët janë ndër ilaçet me të cilat njeriu abuzon më shumë. Recetat mjekësore për antibiotikë lëshohen ndonjëherë edhe për infeksione nga më të rëndomtat. Sipas të dhënave të cilave u referohet AgroWeb.org, përdorimi pa kriter i këtyre antibiotikëve do të vështirësojë më shumë kurimin e infeksioneve në të ardhmen.
Bakteret po bëhen gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve, duke vështirësuar shërimin prej sëmundjeve.Të dhënat shkencore thonë se çdo vit rreth 2 milionë njerëz në botë preken nga infeksione rezistente ndaj antibiotikëve.
Mjalti lufton infeksionet dhe mbron organizmin
Studimet më të fundit, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kanë konfirmuar se mjalti ka aftësi të jashtëzakonshme në luftimin e infeksioneve në dimensione të ndryshme. Përbërësit e mjaltit pengojnë bakteret të krijojnë rezistencë dhe i shkatërrojnë ato. Mjalti është një ushqim me përbërës të larmishëm siç janë polifenolët. Këta të fundit shterojnë aftësitë shkatërruese të baktereve dhe i detyrojnë ato të dehidratohen dhe të zhduken tërësisht. Një lugë mjaltë në ditë është shumë i rekomandueshëm.
Polifenolët ndërhyjnë në komunikimin e brendshëm të baktereve
Imagjinoni një ushtri të mirëfilltë bakteresh të imëta që futen në organizëm. Në përpilimin e një plani sulmi, bakteret kanë nevojë të komunikojnë me njëri tjetrin për t’u shumuar dhe për të zënë vend. Mjalti dhe përbërësit e tij e ndërpresin këtë proces dhe pa komunikim të brendshëm, bakteret nuk janë në gjendje të çlirojnë toksinat që shkaktojnë sëmundje. Në këtë mënyrë, bakteret nuk janë më rezistente ndaj antibiotikëve.
Antioksidantët shkatërrojnë edhe mykun
Mjalti është efikas edhe kundër virozave dhe mykut. Këto vlera e bëjnë atë më të fuqishëm edhe ndaj antibiotikëve. Antioksidantët që përmban mjalti luftojnë virozat dhe mykun që shkaktojnë sëmundje të tjera. Mjalti rekomandohet të konsumohet edhe kundër viruseve si E.Coli, Stafilokoku e shumë të tjerë.
Në treg gjenden shumë lloje mjalti.
Lexoni këtu disa mënyra si ta dalloni mjaltin e mirë.
Mënyra më e mirë për të gjetur mjaltë të vërtetë, të shijshëm e të pasur është ta merrni atë tek një shitës i besuar./AgroWeb/
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 13 mijë të prekur nga gripi e virozat në javë! Ekspertët: Ka një trend në rritje, por jemi larg epidemisë! Ja simptomat
15 Janar, 16:23
-
Pas festave në urgjencë! Gripi prek masivisht qytetarët, në Korçë dhe Pogradec 100 vizita në 24 orë! 70 në pediatri
5 Janar, 17:03
-
Gripi/ Mbi 450 pacientë në javë, në urgjencën e Vlorës! Bashllari: Piku i infektimeve gjatë janarit dhe në shkurt
17 Janar 2023, 15:45
-
Situata me virozat, Drejtoresha e ISHP-së: Grip stinor, paraqiten rreth 14 mijë raste në javë! Piku do jetë në javën e 3 dhe të 4 të janarit
16 Janar 2023, 12:28
-
Dhjetëra qytetarë në urgjencën e Kukësit, mjeku Albert Shehu: Ka fluks të çdo grupmoshe, 50 pacientë me virozë dhe helmim
26 Qershor 2022, 15:29
-
Fluks fëmijësh me virozë në Pediatrinë e spitalit të Fierit! Mjekja: Deri 100 fëmijë në ditë vijnë marrin ndihmën e parë! Fëmijët vijnë me temperaturë, të vjella e diarre
12 Qershor 2022, 18:45
-
Pas festave fëmijët në urgjencë me COVID-19 dhe virozë, pediatrja në Fier: 110 vizita në ditë, shkak grumbullimet
5 Janar 2022, 18:30
-
Temperaturë, rrufë e dhimbje fyti? Nuk është COVID! Mjekja në Report Tv: Të rinjtë po preken nga viroza
29 Dhjetor 2021, 20:27
-
Virozat/ Shtohen patologjitë respiratore te fëmijët në kopshte! 40 vizita në ditë në një qendër shëndetësore
4 Dhjetor 2021, 21:18
-
Përhapen masivisht virozat e stinës, mjeku për Report Tv: Shenja të njëjta me ato të COVID-it
11 Nëntor 2021, 17:55
-
Pediatria ngre alarmin: Mjekët po abuzojnë me përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët, ja efektet e rrezikshme në organizëm
10 Nëntor 2021, 12:47
-
Fluks në Urgjencën Pediatrike në Lezhë, 50-60 fëmijë çdo ditë kërkojnë shërbim! Mjeku: Shkak virozat nga temperaturat e larta dhe fluksi i popullsisë gjatë verës
24 Gusht 2021, 12:07