Zef Brozi: 8 vite nga 21 janari 2011, urdhëruesit shijojnë frytet e korrupsionit dhe krimeve të tyre
Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit
Zef Brozi, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, kujton 21 janarin e vitit 2011. Në një reagim në rrjetet sociale, Brozi thotë se në 21 janar të 2011 ajo që ndodhi ishte një akt terrorist, që sot ende nuk janë hetuar dhe dënuar fajtorët. Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, shkruan më tej se urdhëruesit po shijojnë frytet e korrupsionit dhe krimeve të tyre.
Reagimi i plotë i Zef Brozit:
Sot u mbushën 8 vjet nga dita e zezë e 21 Janarit 2011 kur akti terrorist shtetëror gjakosi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke vrarë katër protestues paqësorë e të paarmatosur: Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, duke plagosur dhjetra protestues të tjerë mes të cilëve edhe gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili tani është azilant politik në Belgjik. Për turpin e organeve të Drejtësisë (më saktë –organeve të Padrejtësisë) urdhëruesit dhe organizatorët e këtij krimi shtëtëror akoma nuk janë hetuar e dënuar, përkundrazi, ata janë deputetë në Parlament dhe disa edhe drejtues partish politike. Ata shijojnë qëtësisht frutet e korrupsionit dhe krimeve të tyre dhe po bëjnë gjithcka munden të pengojnë Reformën në Drejtësi dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Organet e reja të Reformës në Drejtësi duhet t’i japin fund Pandëshkueshmërisë së krimit e korrupsionit të pushtetarëve e ish pushtetarëve të lartë të cdo kohë, pra edhe të aktit terrorist shtetëror të 21 Janarit.
Familjarë, miq, të afërm dhe qytetarë të shumtë përkujtuan sot me lot në sy si çdo vit Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, katër protestuesit e vrarë nga Garda e Republikës gjatë protestës në 21 janar 2011. Me lot në sy ndërsa në duar mbanin lule, nga Kryeministria ata marshuan në drejtim të vendit ku u qëlluan për vdekje 4 protestuesit e opozitës. Familjarët apelojnë për drejtësi, ndërsa shpresa për ta mbetet drejtësia e re dhe institucionet që pritet të ngrihen si SPAK-u dhe BKH-ja. (Lexo këtu)
Lajmi kryesor:
8 vite nga 21 janari, Rama dhe familjarët e katër viktimave homazhe në Bulevard (VIDEO)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3939
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Televizioni i Berishës si 'Zëri i Popullit' me Enver Hoxhën, i mat kilometrat kreut të PD-së: ''Berisha shfaqet super energjik''
24 Dhjetor, 13:37
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44
-
Braçe ndan pamjet me dron të REPORT TV nga protesta e PD: Vuajtja e Tiranës një ditë para Krishtlindjeve, e bllokuar nga 102 vetë! Shkak, urrejtja ndaj këtij qyteti
23 Dhjetor, 21:55
-
Ylli Pata: Nga sheshet plot, te bllokimi i rrugëve, diferenca e opozitës serbe me atë të Berishës
23 Dhjetor, 17:35
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor, 17:11
-
11 Maji/ Berisha bën gati alibinë: Rama s’bën zgjedhje, por fasadë
22 Dhjetor, 15:24
-
Mosbindja civile / Po Gjin Gjoni pse do të bllokojë nesër trafikun në Tiranë? Një vilë e fshehur që sfidon SPAK-un
22 Dhjetor, 11:57
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor, 18:24
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Sali Berisha i cilëson vrasjet e '21 Janarit' e 'Gërdecit' si 'gabime': Rikthimi i tretë do të jetë më i suksesshëm, harrojeni ç’kam bërë dikur
7 Dhjetor, 15:31