Zelandë e Re, peshkatarja kap peshkun
ton 412 kg, vlen rreth 2 mln dollarë

ZELANDË E RE - Një peshkatare ka arritur të kapë një peshk ton gjigand në ishujt e Tre Mbretërve në Zelandën e Re.

Donna Pasco 56 vjeç luftoi për më shumë se 4 orë me peshkun, para se ta mundte dhe t’a ngrinte me vështirësi në barkë, me ndihmën e 2 burrave.

Pas matjeve rezultoi se peshku gjigand kishte një gjatësi prej 2.6 metrash dhe peshonte 412 kg, mjaftueshëm për të mbushur 2,572 kuti konserve peshku apo për të përgatitur 5,145 sanduiçë.

56 vjeçarja u shpreh shumë e lumtur që pas shumë orësh luftë arriti të kapte peshkun ton. Vitin e kaluar një peshk i tillë prej 222 kg u shit për rreth 1 milionë dollarë në nëj ankand në Tokyo të Japonisë.

Besohet se peshku i kapur nga Donna Pasco ka një vlerë prej rreth 2 milionë dollarësh. Por për shkak se ai nuk u kap në një varkë peshkimi komerciale, 56 vjeçarja nuk lejohet t’a shesë.

Pasco tha se ka ndërmend t’a balsamosë dhe ta vendosë në mur në sallonin e shtëpisë së saj.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë