Zelanda e Re, taksë turistike për të financuar infrastrukturën – Çdo vizitor do të paguajë 24.4 USD

Zelanda e Re, taksë turistike për të financuar infrastrukturën – Çdo vizitor do të paguajë 24.4 USD

Zelanda e Re do të vendosë një taksë të re për të gjithë turistët e huaj që vizitojnë vendin e Paqësorit Jugor. Sipas qeverisë, kjo taksë do të përdoret për përmirësimin dhe financimin e infrastrukturës.

Taksa e re deri me vlerë 24.40 dollarë për person do të fillojë të aplikohet në mes të vitit 2019. Ndërkohës, sipas parashikimeve, ajo pritet të sigurojë një shtesë prej 55.8 milionë dollarë në vit.

“Është e drejtë që ata të japin një kontribut të vogël në mënyrë që të ndihmojmë në sigurimin e infrastrukturës që u nevojitet dhe në mbrojtjen më të mirë të vendeve natyrore”, tha përmes një deklarate ministri për Turizmin, Kelvin Davis.

Australia fqinje, burimi kryesor i vizitorëve të Zelandës së Re, do të përjashtohet nga taksimi. Tatimi do të mblidhet me kërkesat për vizë dhe nëpërmjet një autoriteti të ri elektronik udhëtimi ku turistët duhet të aplikojnë për të paguar taksën.

Pavarësisht se rritja rekord në turizëm gjatë katër viteve të fundit ka ndikuar në rritjen ekonomike të Zelandës së Re, infrastruktura vijon të mbetet një problem shqetësues për vendasit dhe për turistët njëkohësisht./SCAN/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës