Zelensky: Mirënjohje rusëve që nuk kanë frikë të protestojnë, luftoni para se vendi juaj të mbyllet si Koreja e Veriut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai është "mirënjohës" për rusët që "nuk kanë frikë të protestojnë" dhe që "thonë të vërtetën" për pushtimin rus të Ukrainës.

“Unë u jam mirënjohës atyre rusëve që nuk reshtin së përpjekuri për të përcjellë të vërtetën. Për ata që luftojnë dezinformimin dhe tregojnë të vërtetën, fakte reale për miqtë dhe të dashurit e tyre”, tha ai në një video Telegram të ngarkuar herët të martën me orën lokale.

Zelensky foli gjithashtu drejtpërdrejt për Maria Ovsyannikova, punonjëse e Rusisë Channel One, e cila mbante një pankartë kundër luftës.

"JO LUFTE. Ndaloni luftën. Mos i besoni propagandës që ju thonë gënjeshtra këtu", shkruhej në tabelë. "Rusët kundër luftës", thuhej në rreshtin e fundit të tabelës në anglisht.

Zelensky falënderoi Ovsyannikova pas protestës së saj.

“Për ata që nuk kanë frikë të protestojnë. Për sa kohë që vendi juaj nuk është mbyllur plotësisht nga e gjithë bota, duke u kthyer në një Kore të Veriut shumë të madhe, ju duhet të luftoni. Nuk duhet ta humbisni shansin tuaj.” 

Avokati i Ovsyannikova, Dmitry Zakhvatov, i tha CNN më herët se ai nuk është në gjendje të gjejë klienten e tij, pavarësisht raporteve se ajo ndodhet në stacionin e policisë Ostankino të Moskës.
 


Lajmi kryesor:

Rusët mbajnë 400 pengje në spitalin e Mariupolit! Negociatat rinisin nesër, Kievi: Ka hapësirë për kompromis! Mbërrijnë në Kiev 3 kryeministra të BE! NATO mblidhet më 24 mars


G.B./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës