Zelensky: ‘Putini është i çmendur, Zoti është aleati ynë’

Zelensky: ‘Putini është i çmendur, Zoti është aleati ynë’

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar vetëm një ditë pasi emri i tij doli në listën e të kërkuarve nga Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë.

"Putini nuk do paqe. Ai është i çmendur dhe vendi i tij e dëshmon këtë çdo ditë”, është shprehur Zelensky.

Ndëkohë që me anë të një videomesazhi nga Katedralja e Shën Sofisë në Kiev ai uroi besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.

Ai kishte zgjedhur të mos shfaqej me veshjen tipike ushtarake, por kishte veshur një këmishë tradicionale ukrainase.

 "Bibla na mëson të duam fqinjin tonë. Dhe sot ajo na tregoi kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Kur të gjithë u afruam me njëri-tjetrin, tha ai në Telegram.

Duke iu referuar luftës me Rusinë ai shtoi: "Ish-fqinji, i cili na keqtrajtonte vazhdimisht, është përgjithmonë larg nesh. Ai erdhi të na vrasë. Bota e sheh këtë. Zoti e di. Dhe ne besojmë. Zoti ka një sferë me flamurin e Ukrainës, kështu që me një aleat të tillë, jeta me siguri do të fitojë mbi vdekjen".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:56
Rusia kryen sulme vdekjeprurëse në Ukrainë

Sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut kanë vrarë dy persona, ndërkaq gjatë një sulmi me dron në qytetin verilindor të Harkivit janë plagosur gjashtë të tjerë, thanë zyrtarët më 5 maj.

Sulmet u kryen në ditën kur të krishterët ortodoksë në Ukrainë dhe Rusi po kremtojnë Pashkët.

“Në Porovsk, sulmet me raketa vranë dy persona dhe dëmtuan një shtëpi”, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut, Vadim Filashkin.

Pokrovski gjendet rreth 60 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donjeckut, që është nën pushtimin rus.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia ka kryer sulme me 24 dronë Shahed, të prodhimit iranianë, gjatë naftës, 23 prej të cilëve janë rrëzuar.

“Një shtëpi është djegur si pasojë e sulmeve me Shahed. Gjashtë persona janë plagosur, përfshirë një vajzë 9-vjeçare”, shkroi në Telegram guvernatori i Harkivit, Oleg Synegubov.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Populli im nuk është as homofob, as racist!

Populli im nuk është as homofob, as racist!