TIRANË-Kryeministri Edi Rama përveç nismës së qeverisë për mbylljen e lokaleve, basteve si dhe arrestimin e të fortëve, ka bërë edhe disa batuta me gratë e pranishme në takim. Rama ka sqaruar se të gjitha çiftet e reja që do të bëjnë disa fëmijë, vlera do të jetë e lartë, edhe në rastet kur lindin binjakë apo trinjakë. Rama i tha njërës nga të pranishmeve e cila pyeti:
Gruaja: Po sikur unë të bëj 3 fëmijë përnjeherë?
Edi Rama: Çfarë do bëhet nëse lindin dy? Apo tre përnjëherë? Zemër, Zoti t’a shtoftë inatin ty, por 5 fëmijë bën vetëm Taulanti…Meqë është ky merak atëherë të jetë e qartë, nëse dalin dy menjëherë të dy marrin secili 800 dollarë dhe nëse dalin tre, secili 1200, se nuk do i mbajmë pishën kush doli i pari dhe i dyti apo i treti. Se ai që del i parë është dhe më i zoti dhe i takon, se pastaj larg qoftë, nuk ka për të dalë asnjëri i pari për të mos marrë më pak. Nëse ka 3, të tre nga 1200. S’ka më i shkathëti më i shpejti…
Rama iu ktheu një tjetër batutë, të gjithë atyre që e ‘akuzojnë’ se ka dalë shumë herë në television.
Rama tha:
“Se për temën e daljes në media kam folur shumë, kam dalë shumë televizor, mos u habisni shumë shpejt kur t’ju dal dhe në frigorifer”.