Zemra plot për familjen Dardeshi, pas ardhjes në jetë shëndosh e mirë të trinjakëve në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".
Lajmin e gëzueshëm e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Oerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, e cila ka shkruar se familja nga Dibra do të marri menjëherë çekun e bebes, 360,000 lekë të reja për trinjakët, mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur.
“Nga viti 2019, kur filluam mbështetjen me bonusin e bebes, më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë, kanë marrë çekun nga 40,000-120,000 lekë për çdo të porsalindur.”, shkruan Manastriliu në fund.

Komente

