Nuk ka ditë të qeta në shtëpinë e “Big Brotheri”, zënkat mes banorëve janë të shpeshta. Ketë herë protagonistet e sherrit janë Antonela dhe Monika dhe fjala kyç e tij jështë "këpucë"!

Antonela reagoi e revoltuar pasi Monika shtyu siç thotë ajo këpucët e saj të shtrenjta 800 euro. Megjithëse Monika fillimisht e kundërshtoi në fund i ka kërkuar falje, ndërsa Einxhel u fut në mes për të qetësuar situatën.

Biseda:

Antonela: Monik, më fal! Bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po i shkel me këmbë.

Monika: Jo, nuk i shkela, i shtyva.

Antonela: Si nuk i shkele o shpirt, hapu një sekondë. Ça është kjo punë kështu, si shkelni gjërat e të tjerëve?

Monika: I shtyva, dhe vetëm kjo…

Antonela: I shtyve? Me këmbë.

Monika: Po

Einxhel: Hë se s’ta bëri me qëllim.

Antonela: E kuptova, po e them që më bezdisi se duhet vetëm me e mbyll gojën ose të dalësh prej shtëpisë që të jesh në rregull.

Monika: E mirë, mirë, më fal! Nuk ka problem, më fal!