Zv.kryeministri italian Di Maio flet me emra: Përgjegjëse për shembjen e urës është një kompani private

Zv.kryeministri italian Di Maio flet me emra: Përgjegjëse për shembjen e urës është një kompani private

Luigi di Maio

Zëvendëskryeministri italian Luigi Di Maio ka folur për mediat italiane për tragjedinë e Genovas ku 39 persona humbën jetën.

Sipas Di Maios, ata që janë përgjegjës për tragjedinë kanë një emër dhe një mbiemër pasi autostrada menaxhohej nga një kompani private.

Ata që janë përgjegjës për tragjedinë e Genovës kanë një emër dhe mbiemër dhe ata janë ‘Autostrade per l'Italia’. Për vite me radhë është thënë se menaxhimi privat do të ishte më i mirë se ai shtetëror. Dhe kështu, sot kemi një nga tregtarët më të mëdhenj në Evropë që na tregon se ura ishte e sigurt dhe nuk e kishte imagjinuar kolapsin.

‘Autostrade per L’Italia’ kishte për të bërë mirëmbajtjen e autostradës dhe nuk e bëri. Grumbullon taksat më të larta në Evropë dhe paguan taksa shumë të ulëta. Koncesionet duhet të tërhiqen dhe gjobat të paguhen. Ministri Danilo Toninelli ka filluar procedurat për tërheqjen e koncesionit. Nëse një individ privat nuk është në gjendje për të mirëmbajtur rrugën, atëherë autostradat do t’i menaxhojë shteti.

Luigi Di Maio, zv,kryeministër i Italisë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAFIA I ka rrenjet NE ITALI.: 15/08/2018 20:05

    KUSH I KONTROLLON kompanite private SAIMIR TAHIRI DHE GRAMOZ RUCI ??QE KETEJ NGA ALBANIA .?? NUK KA JUSTIFILIM PER QEVERINE .KETO PALLAVRA I TAKOJNE TJETER KOHE .QEVERIA E RE QE ERDHI TE BEJE INVENTAR DHE TE DENOJE OSE TE LAVDEROJE ATA QE SHKUAN .CDO GJE KA AFAT SKADENCE .SI DHE USHQIMET .URAT NUK JANE TE PERJETESHME .NESE NUK I KISHTE STANDARTET MOS E MIRRJE NE DOREZIM .BIZNESI ESHTE VENE NE SHERBIM TE POLITIKES PER TE FITUAR ZGJEDHJET .ASGJE NUK ESHTE E SIGURT .ME VJEN KEQ PER TE PAFATET QE HUMBEN JETEN .INSHURENCA E URES TE PAGUAJE KOSTOT .JESUSI TE NA NDIHMOJE TE BEHEMI ME BESIMTARE DHE JO HILEQARE NE KURRIZ TE TE VARFERVE .

    Përgjigju
    • Diderò: 15/08/2018 21:58

      Na kujtove fjalimet programatike te shokut Zylo

  • kopi: 15/08/2018 17:55

    Ngushellime familjeve te viktimave. Me te vertete e frikshme. Te nisesh per pune apo per qejf dhe te shuhesh ne sekonde. Ndersa per kete Di Maion do ti thoja: Mos fol ashtu o Di Maio, se na more me qafe pasunaret e koncesioneve ne Shqiperi. Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe shtete te tjere kane autostrada me mijera kilometra, por nuk i kane dhene me koncesion. Keta rilindasit tane dolen me te zgjuar. Ah mjere te zinjte qe ua jep perendia, mjere te zinjte qe ua merr qeveria.

    Përgjigju
  • Tini: 15/08/2018 17:15

    Deklarata e Di Maios eshte kemban alarmi per koncensionet e dhena nga qeverite sgqiptare tek privatet . Me mire tani te veprohet sa nuk eshte vone , se pergjegjes nuk do jete vetem privati por dhe ai qe firmosi kontraten . Shteti gjithmone ka garanci me te nadhe se privati

    Përgjigju
  • Tutu: 15/08/2018 17:12

    Ta degjoje zemerthyeri nga tragjedia , kryepslacoja i qeverise hajdute te Shqiperise Edi Rama...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë