Zëvendësministrja e Turizmit, Çuçi: Ja plazhet ku mund të lahemi të qetë këtë verë

Në emisionin e “45 minuta” me Denis Mingën në Report Tv, ka qene ftuar zëvendësministrja e Turizmit, Ornela Çuçi. Ajo ka folur rreth mjedisit, si një prioritet i të gjithë njerëzëve. Zëvendësministrja ka folur për mbetjet urbane, për depozitimin e tyre dhe për ndarjet e derdhjeve urbane në 12 qarqe. Gjithashtu Çuçi ka theksuar edhe plazhet më të ndotura dhe plazhet në të cilët mund të lahemi të qetë në këtë sezon vere. Zëvendësministrja e Turizmit ka theksuar gjithashtu edhe penalizmin për makinat e vjetra, dhe ndalimin e importit të tyre në Shqipëri, ato që janë më të vjetra se e vitit 2009.

Ndihem me fat që jam në këtë pozicion, më në fund mjedisi është prioritet i të gjithë njerëzëve. Ku do ti derdhim mbetjet pasi të gjitha bashkitë i derdhin gjithkund, jemi duke përcaktuar për secilën bashki ku do ti derdhi mbetjet e veta. 12 prefektët e qarqeve kanë punuar për ta zgjidhur këtë çështje.

Kemi parë gjithë legjislacionin për të gjitha problemet kryesore që kemi.  Dhe një pikë kryesore ishte lanfilli. Bashkitë që nuk kanë afër një landfill do të duhet të depozitojnë mbetjet në mënyrë të tillë që të mos këtë probleme.

Ka një hierarki për pastrimin e mbetjeve, rikuperim të mbetjeve për energji dhe pastaj vijnë përpunimet e mbetjeve, djegia pra lanfillimi. Qytetarët i kanë shfrytëzuar edhe vete për depozitime.

Lumenjtë problematikë, nuk ka një përcaktim të tillë përveç i Gjanicës të mbetjeve nga derdhja e rafinerive të naftës. Pjesa tjetër nuk është një katastrofë natyrore.

Grumbullimi një nga shkaktarët më të dëmshëm. Sistemi nuk po funksiononte,kostoja e pastrimit është 1 mijë lëkë të vjetra në muaj, por me këtë shifër nuk mund të pastrohet. Pra sistemi është i ndryshëm nga bashkia në bashki, pra tenderohen në mënyra të ndryshme. Ky disnivel për të tenderuar dhe tarifuar këtë sistem ishte e çuditshme. Çdo bashki duhet të vlerësojë koston dhe tarifën e këtij sistemi.

Plazhet më të pastra të Shqipërisë dhe më problematikët. Flasim me të dhënat e 2017 pasi të 2018 maten në maj.

Parametrat mikrobialë, plazhet me probleme janë ato ku ka derdhje të ujrave të zeza sepse nuk ka impiant të përpunimit të ujrave të zeza, në Vlorë afër shkollës së Marinës, ka problem sepse depozitohen ujërat e zeza.

Është menduar që plazhi i Darzezës nuk është i përdorshëm. Por nuk është shpallur plazh i papërdorshëm, do të vendosim flamujt e famshëm për të treguar cilësitë e të gjithë plazheve në vendin tonë.

Kemi plazhe me cilësi të shkëlqyer, është shtuar edhe liqeni i Ohrit në monitorim pasi është liqen që shfrytëzohet si plazh. Duke nisur që nga plazhi i Durrësit, Golemi, plazhi Shëngjinit, Velipojës, Tales, Shkëmbi Kavajës, plazhi i Vlorës përveç shkollës së Marinës, kemi cilësi të mirë të ujrave në Qeparo, Himarë, Borsh, Dhërmi.

Problem tek kanali i Qukës në Sarandë, konstatuar prania e shumë mbeturinave urbane. Ksamili në gjendje shumë të mirë,  Semani në cilësi të mire. Plazhet publike duhet edhe të mbahen nga qytetarët. Sistemi i monitorimit ka të bëjë me standardet europiane, cilësia e rërës dhe të ujit, një pjesë ë mirë e plazheve janë në gjendje të shkëlqyer.

Janë liqene rajonale, cilësia e liqeneve tona është shumë  e mirë,sipas raportit të Ambasadës Gjermane. Lumenjtë që derdhen në det, problemi që ishte ankesë e Kroacisë.

Në mbledhje tre ministrat e vendeve, Mal i Zi, Kroaci dhe Shqipëri, jemi të gjithë në të njëjtin hall, jemi të gjithë vendet e Mesdheut, slogani duhet të pastrojmë ose pas 10 viteve do te duhet të peshkojmë plastikë.

Rrjeta të vendosura në Shkumbin dhe të lumit Ishëm që presin mbetjet që vijnë nga lumenjtë që të mos derdhen në det, dhe të depozitohen në landfill, por është një investim kolosal, presim që ky investim të shfrytëzohet edhe në 6 basenat tona.

Gjendja e zonave malore si Thethi ose Velipoja, janë zona të mbrojtura, është një nga armatat më të mira që ne kemi sot. Ndaluar me monatorion prerja e pyjeve dhe ndalja e gjuetisë, censusi i zogjve, hera e parë që bëhet. 2014 rreth 70 mijë e zogjve të numëruar, në 2017 ishte 180, pra ka funksionuar.

Atraksione turistike, po punojmë për të pasur fshatra të pastër, si të kompostojnë mbejtjet organike, dhe si mund të mblidhen mbetjet jo organike. Nuk është e re kjo që do të them tani, ajo që është e impaktuar është zona rurale, importimi është një proces shumë i lehtë për tu bërë nga fshatarët.

Djegiet sa ndikojnë në ndotje, plastika është derivat i hidrokarbureve, ka një dëm por inspektorët janë në terren duke e matur. Sa e ndotin ambientin fabrikat?

Ne jemi munduar të përshtatsim legjislacionin për të parë ku duhet të vendosen, ku janë vendosur për ta përshtatur me kriteret e BE. Matje cilësore të ndotjes të të gjithave fabrikave. Ato që ndotin ambientin duhet të paguajnë për këtë ndotje.

Shqipëria nuk është një vend i ndotur, jemi shumë mirë në raport me rajonin, nuk konsiderohemi një vend me ajër të ndotur, ne nuk kemi industri të rënda që na shkaktojnë ndotje të jashtëzakonshme. Industria e ndërtimit nuk konsiderohet një nga ato që ndotin ambientin.

CIlësia e karburantit ndot ambientin, pse nuk zgjidhet cilësia në raport me Greqinë, Malin e Zi madje dhe Kosovën, pse nuk rregullohet

Kjo është një çështje që i takon një ministrie tjetër, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Është risi ministria e Mjedisit dhe Turizmit, i jepet një përparërsi mjedisit, këtë e tregon edhe raporti evropian për hapjen e negociatave. Shikojmë ku janë problematikat më të mëdha të mjedisit.

Përsa i përket penalizmit të makinave të vjetra jemi fokusuar në disa zgjidhje që të jenë të qëndrueshme afatgjatë. Duhet ndaluar importi i makinave që nuk kanë çfarë i bëjnë më nëpër botë që në njëfarë mënyre i sjellin për ti varrosur në Shqipëri. Makinat e 2009 të mos importohen më në Shqipëri. Grupi i ekspertëve po punon, ka ardhur koha të kemi sensivitet social për shëndetin tonë.

Ndalimi i importit të makinave nga 2009 e poshtë por jo për përdorimin e atyre që janë në Shqipëri.

Fushata e pastrimit, e para duhej ndërgjegjësimi, sidomos në shkollë, kapitulli i edukimit mjedisor. Inxhinieri i Mjedisit duhet të ketë njohuritë e duhura për të nxjerrë lejet mjedisore. Jemi duke u përgjenduar tek ndërgjegjësimi. Smile Albania, do të jetë i fokusuar për prezantimin e Shqipërisë për turistat, për fshatrat turistikë, do të kenë kalendarët e tyre. Është punësim sezonal, rreth 1000 të rinj, do të pastrojnë, do ju flasim qytetarëve të papërgjegjshëm, në broshura do të jetë edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor. Do ketë spote pubilicitare.

Aksionet ku përdorej dhe ushtria, pastrimi i urës së Gjolit, është e jashtëzakonshme krimi mjedisor 27 vjeçar që është bërë aty. Për 1 javë rreth 25 mijë ton mbetje.

Janë dërguar në landfill, ka qënë shumë mirë i organizuar, ishte e përcaktuar ku do të derdhej. Penalizimi është i rëndësishëm, kush do të ndëshkohet. Para disa kohësh kemi pezulluar diku 50 subjekte të përpunimit të skrapit për mosrespektim të lejeve mjedisore. Duhet të kuptohet se krimi mjedisor është një krim mbi njeriun. Penalitet tona janë të jashtëzakonshme, nga 300 mijë lekë të reja deri në 5 mln të reja.

Zëvendësministrja e Turizmit, Ornela Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'