Zgjedhja e kreut të PD në Elbasan
grupet nisin ndarjen e votave

Zgjedhja e kreut të PD në Elbasan<br />grupet nisin ndarjen e votave
TIRANE- Zgjedhjet për Partinë Demokratike të Elbasanit kanë hyrë në fazën e bisedimeve të kandidatëve për të mbledhur sa më shumë mbështetës. Burimet kanë bërë të ditur se janë katër emra që diskutohen si kandidaturat më të mundshme. Por se duke parë heshtjen e PD në qendër për procedurat që do të ndiqet gjithçka mbetet në ajër.

Emrat
Ibrahim Hastopalli dhe Aurel Bylykbashi janë kandidatët që mësohet se i përkasin të njëjtit grupim politik në këtë degë. Bylykbashi ka qenë dhe më parë kryetar i kësaj dege si dhe deputet i demokratët. Ndaj dhe shihet si dorë e fortë në kandidaturë, por që nga ana tjetër e përcakton dhe tek emrat e vjetër të selisë blu. Nga ana tjetër Hastopalli ka një mbështetje dhe nga elitat e PD, duke qenë se është pedagog, por gjithashtu dhe një aktivist i vjetër i kësaj partie. Ndryshe nga dy emrat e parë, në garë është dhe Ilir Dervishi. Burimet kanë bërë të ditur se Dervishi gëzon mbështetjen e ish-ministrit Adrian Turku. Ndërkohë që gëzon dhe mbështetjen e të rinjve në këtë degë. Dervishi ka drejtuar dhe forumin rinor të kësaj dege.

Blendi Himçi është një tjetër kandidat që shihet me mbështetje të konsiderueshme nga delegatët e zgjedhur. Madje në PD e Elbasanit gjithnjë e më shumë shihet si një nga të pëlqyerit e qendrës. Por duket se ajo çfarë e bën më shumë interesante garën e klaneve është përfshirja dhe e një kandidateje. Mësohet se Elsa Gega është e përfshirë gjithashtu dhe në një garë për të marrë kreun e kësaj dege.

Nga ana tjetër duket se vetë mbështetësit e PD, ndjehen skeptikë për skemën që do të ndiqet në zgjedhje. Kjo nisur dhe nga fakti se emrat në garë shpesh shihen si funksionarë apo dhe ish funksionarë, gjë që e bën më shumë si një luftë grupimesh sesa afrimin e frymës së re. Ndërkohë që në garën e degëve të PD nuk janë vetëm kryetarët, por dhe anëtarët e kryesisë së tyre, ku secili prej emrave të përfolur duket se ka dhe konkurrentët që preferon t’i ketë si bashkëpunëtorë.

Zgjedhjet
Koordinatorët e PD tashmë mbeten në pritje të vendimit që do të marrë selia qendrore mbi procesin e votimit të kandidatëve për kryetar të degëve. Por, edhe pse zgjedhjet e delegatëve kanë përfunduar, si dhe ka nisur gara për emrat që do të testojnë veten, ende nuk është saktësuar se kur do të realizohet votimi. Kjo duket se ka sjellë dhe pakënaqësi në bazën e PD, si dhe një shtim të mungesës së besimit në procesin e nisur si reformë e plotë e selisë blu.

Madje ajo që shihet gjithnjë e më shumë është vështrimi se cilit klan apo kë ka në mbështetje një apo tjetri kandidat. Burimet kanë bërë të ditur se me propozimin e emrave nga seksionet e reja, do të jetë selia blu që do të vendosë se sa prej tyre do të përfshihen në fletën e votimit. Ndërsa do të verifikohet nëse emrat që do të vijnë në tryezën e Bashës janë në përputhje me kriteret e vendosura për garën apo jo.
Një tjetër pikë që ka mbetur e errët në zgjedhjet e PD është dhe mbledhja e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie. Kjo e fundit do të vendosë si për kryesinë e re ashtu dhe për nisjen e përzgjedhjes së kandidatëve për pushtetin vendor.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale