Zgjedhja e Presidentit/ PD mbledh grupin për draftin, Alibeaj: Kusht të jetë anti-komunist, prandaj na akuzojnë 'si të shitur te Rama'! Mungesë kuorumi? Kishte deputetë online

TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së nuk ia doli të miratonte draftin për zgjedhjen e Presidentit të ri. Për të dytën here radhazi, Enkelejd Alibeaj nuk arriti të plotësonte kuorumin e nevojshëm, pasi mbledhjes fizikisht nuk iu bashkuan 30 deputetë. Pavarësisht kësaj, Alibeaj sqaroi se PD-ja nuk do të bojkotojë procesin, e ashtu sikurse propozon në draft, do të kërkojë që presidenti të propozohet nga opozita.

"Të gjithë deputetët ranë dakord për pak gjëra, por shumë të rëndësishme, e para që të marrin pjesë në proces, për të hequr çdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës që i shmangeshin sfidat elektorale, për të cilat jemi bërë pishman, është e qartë për secilin nga ne për shkak të 2008, ndryshimeve të 2008, që në raundin e 4 dhe 5 dihet që presidenti zgjidhet me 71 vota, jo vetëm ato që ishin online, por edhe fizikisht", tha Alibeaj.

Nuk dha një emër, por tha se presidenti duhet të jetë anti-komunist.

"Ka një kusht të panegociueshëm, që presidenti i republikës i Shqipërisë që do duhet të zgjidhet do duhet të jetë një anti komunist, ky vend, pas 30 vitesh, kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje, "jo të shitur te Rama", "jo të blerë", anti komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij, se kjo parti beson në vlerat e ngritjes", vijoi ai.

Dakordësia sipas tij për draftin është dhënë edhe nga Lulzim Basha, pavarësisht se ky i fundit nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje grupi që prej dorëheqjes.

“Nëse e keni vënë re që nga 25 marsi s’ka marrë pjesë në mbledhjet në këtë seli. Ka vlerësuar që opinionin e tij të ma jap mua dhe mos ta bëjë publik.”, u shpreh ai.

Pavarësisht kësaj, mbledhja e grupit të PD vërtetoi edhe një herë se grupi i deputetëve jo vetëm nuk është i bashkuar, por ndarja po thellohet edhe më tej.  Përveç grupit të Rithemelimit, mbledhjes i munguan edhe disa deputetë të tjerë që përgjatë kohëve të fundit kanë zgjedhur të mos pozicionohen me asnjë palë si Grida Duma, Ina Zhupa apo Ervin Salianji.ozitë. Lidhur me mbledhjen e 21 deputetëve ka reaguar Ervin Salianji i cili nuk u paraqit, duke e cilësuar një dështim për herë të dytë. Sipas tij presidenti duhet të jetë një figurë politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Zgjedhja e presidentit të ri, edhe Basha dakord me draftin? Alibeaj: Ma ka dhënë mua mendimin e tij

 

I pyetur nga gazetarja e Report Tv Daniela Maloku për mendimin e Lulzim Bashës lidhur me draftin për presidentin, Alibeaj tha se kanë folur bashkë dhe ia ka dhënë mendimin e tij.

“Nëse e keni vënë re që nga 25 marsi s’ka marrë pjesë në mbledhjet në këtë seli. Ka vlerësuar që opinionin e tij të ma jap mua dhe mos ta bëjë publik.”, u shpreh ai.

Ora 17:13
I shkarkuar nga Berisha? Alibeaj: Nuk e njoh vendimin, jam kreu i grupit parlamentar dhe kryetari në detyrë i PD-së

 

Enkelejd Alibeaj thotë se nuk e njeh vendimin e shkarkimit nga Berisha. Ai theksoi se është ende kryetari i grupit parlamentar, por edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike.

“Më kanë shkarkuar katër a pesë herë, njëherë në dhjetor njëherë në janar, ca herë në shkurt tani sëfundmi. Jam kreu i grupit parlamentar i zgjedhur në mbledhjen e këshillit, së dyti unë nuk jam në test nga askush, bëj detyrën time se kreu i grupi parlamentar dhe si ushtrues i kryetarit të partisë.

Ora 17:09
'Nesër nuk ka negociata’, Alibeaj: Drafti për presidentin nuk është final, do të marrim mendim nga aleatët dhe ‘Rithemelimi’

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thotë se nesër në Konferencën e Kryetarëve do të shkojnë për negociata me mazhorancës. Gjatë fjalës së tij jashtë selisë blu, ai tha se diskutimet do të bëhen me aleatët dhe deputetët e ‘Rithemelimit’.

“Nesër nuk është për negociata, s’ka për të pasur. Nesër është konferenca e kryetarëve. Nesër ka vetëm konferencë kryetarësh. Negociata do ketë nga aleatët, kanë të drejtë t’i pyesim dhe t’i marrim mendim. 22 deputet janë ata të cilët sot përbejnë kuorumin. Është kuorumi, unë nuk ngelem peng i numrave.  Kemi aleatët me të cilëve ia vlen për t’u konsultuar. Në mbledhjen e kaluar, secili nga deputetet, ka artikuluar kërkesat e veta sesi e imagjinon ai presidentin e republikës. Drafti do t’u jepet edhe deputetëve që kanë një opinion të ndryshëm nga ne si edhe aleatëve.”, tha ai.

Ora 16:50
Presidenti i ri? Alibeaj: Kusht të jetë anti-komunist, prandaj na akuzojnë 'si të shitur te Rama'! Mungesë kuorimi? Kishte deputetë online

 

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj, tha se deputetët që kanë qenë të pranishëm kanë qenë pro marrjes pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Mungesën e kuorimit, Alibeaj e ka justifikuar se disa deputetë kanë qenë online.

"Ajo që unë kam thënë, që kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentit, 3 deputet Non Grata, 2 të tjerë pas hekurave, raporti i OSBE ODIHR, dhe raportin e fundit të DASH që goditet atë që është legjitimiteti i zgjedhjeve, ne si opozitë e kemi thënë këtë gjë, në raste si kjo duhet të marrin pjesë si detyrim moral e politik për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Së dyti, të gjithë deputetët ranë dakord për pak gjëra, por shumë të rëndësishme, e para që të marrin pjesë në proces, për të hequr çdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës që i shmangeshin sfidat elektorale, për të cilat jemi bërë pishman, është e qartë për secilin nga ne për shkak të 2008, ndryshimeve të 2008, që në raundin e 4 dhe 5 dihet që presidenti zgjidhet me 71 vota, jo vetëm ato që ishin online, por edhe fizikisht, ka një kusht të panegociueshëm, që presidenti i republikës i Shqipërisë që do duhet të zgjidhet do duhet të jetë një anti komunist, ky vend, pas 30 vitesh, kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje, "jo të shitur te Rama", "jo të blerë", anti komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij, se kjo parti beson në vlerat e ngritjes", tha Alibeaj.

Ora 16:46
Presidenti i ri, Boçi: Alibeaj dëshiron të legjitimojë procesin tallës të Ramës, grupin e negociatave e zgjedh ‘Rithemelimi’

Deputeti i “Rithemelimit” Luçiano Boçi i cili refuzoi të ishte i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, tha se presidenti nuk mund të jetë një produkt falsë. Sipas tij kjo është tentativa e disatë e Alibeajt për të legjitimuar procesin tallës siç e quajti Boçi, ndërsa shtoi se grupin e negociatave e zgjedh Komisioni i Rithemelimit.

“Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë

Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Politikisht procesin e orienton këshilli kombëtar dhe grupin e negociatave e përcakton komisioni i rithemelimit.

Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës.”, shkruan ai.

Ora 15:25
Bardhi nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD: Kur ne kërkojmë të propozojmë presidentit quhemi të shitur, kur e bën ‘Rithemelimi’ opozitë

1651769703_GazmentBardhi.jpg

Deputeti i PD, Gazment Bardhi tha se kur grupi parlamentar kërkon që presidenti të propozohet nga ata cilësohen si të shitur, ndërsa kur ‘Rithemelimi” kërkon një gjë të tillë e quajnë veten opozitë.  Bardhi këto fjalë i tha në mbledhjen e 21 deputetëve në selinë blu.

“Kur ne kërkojmë që opozita të propozoje presidentin jemi ne te shitur. Kur ‘Rithemelimi’ kërkon që opozita te propozoje presidentin janë opozite. Sigurisht që deputetët do marrin pjesë ne proces, jo disa qe s’jane bere deputete dhe nga xhelozia thonë qe presidentin e propozon Këshilli Kombëtar. Nëse ka kërkesa qe te jete nga politika atëherë PS do thotë nëse duhet nga politika perse duhet filani nga pd dhe jo nga PS.

Kriteret janë parimore dhe ndërtojnë nje figure presidenti dinjitoz. Por nese pranohet kriteri per te qene ne politike e pranojme. Kriteret mund te diskutohen por nje gje eshte qe ne kerkojme ta propozoje opozita dhe ketu duhët te qendrojme. Ne kemi menduar te jemi korrekt per ti dhene vendit president dinjitoz ”, tha Bardhi në mbledhje.

 

Ora 15:11
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Salianji: Dështim për herë të dytë! Presidenti të jetë figurë politik

1652087593_SALIANJI.jpeg

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me mbledhjen e 21 deputëtëve të Grupit Parlamentar  të cilët iu përgjigjen thirrjes së Enkelejd Alibejas, duke e cilësuar një “dështim”.

 “I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!

Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!

63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!" , tha Salianji. 

 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/05/2022 02:57

    Mendoj qe te gjitha partite nga pozita dhe opozita, kane te drejte te paraqitin kandidatet e tyre,sepse presidenti perfaqeson unitetin e kombit,pra nuk mund te kete kandidate vetem nga njera pale,pasi nuk eshte demokratike,por kushtezim.Gjithashtu dhe anti-komunizmi mund te jete nje plus,por jo kusht,pasi eshte dicka pa vlere dhe e dale mode.Kusht duhet te jete qe kandidati te kete nje figure te paster ne lidhje me drejtesine, krimin dhe korrupsionin,pra kandidatet duhet te kalojne nje lloj Vetingu perpara se te zyrtarizohen si te tille.

    Përgjigju
  • Vehejh: 10/05/2022 00:48

    Basha nuk eshte me pjese e pd-se. Pse duhet ti merret mendimi ose te rreklamohet ne shtypin tone te sofistikuar? Luli eshte per burg, sepse ka brenda 21 janarin dhe disa aventura te tjera.

    Përgjigju
  • Sifi: 09/05/2022 20:26

    Mazhoranca ju respektoj si opozite progresiste qe duget te jeni,por ju nuk ndryshoni dhe prandaj humbni gjithm9ne.Kush jeni ju qe vini kushte te oanegocueshme mazhorances?Jeni ju qe kur kishit pushtetin e marre me vita te vj3dhura te dekumentuara dhe jo vetem nuk pyetet opoziten e atehershme por zgjodhet ke ju donte qefi.Duhet te jete antikomunist dhe fam8lja e tij thote Alibeaj!Te veme nje ball8st atehere qe te shkoj per shtat ty dhe seres tende Jo or opizitar koti,mazhoranca eshte kaq legjitime sa do ta zgjedh vete presidentin sic kerkon kushtetuta.Letini ll8gjet ose mos shkoni fare te votoni se jy nuk dini se cesht politika por akoma vaxhdoni ne prrallat e Saliut ,qe sa here humbet thote se votat u vodhen.Keni shkuar per lesh me mendjet qe keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen