Zgjedhjet 2025/ KQZ propozon votim dhe numërim elektronik në Elbasan dhe Durrës, LZHK: Të shtrihet edhe në Tiranë! PS dhe PD pa përgjigje

Zgjedhjet 2025/ KQZ propozon votim dhe numërim elektronik në Elbasan dhe Durrës, LZHK: Të shtrihet edhe në Tiranë! PS dhe PD pa përgjigje

Foto ilustruese

TIRANË- Ndërsa afatet po mbarojnë, KQZ ka kërkuar mendimin e 10 partive politike për të shtrirë votimin dhe numëron elektronik vetëm në dy qarqe, Elbasan dhe Durrës, në zgjedhjet parlamentare 2025. E vetmja parti politike që ka kthyer një përgjigje ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është LZHK e Dashamir Shehit.

Ky i fundit shpreh dakordësinë për shtrirjen e votimit elektronik dhe numërimit elektronik në Durrës dhe Elbasan, por kërkon që të implementohet edhe në Tiranë, si qarku më i madh që prodhon numrin më të madh të deputetëve. Në letrën që LZHK i ka dërguar Kuvendit, siguruar nga gazetarja Esiona Konomi, shpjegohen edhe arsyet e tjera se përse kërkojnë votim dhe numërim elektronik në qarkun e Tiranës.

“Tirana, ofron lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit, infrastrukturës rrugore dhe zyrave të KQZ, të cilat ndodhen në Tiranë.

Tirana, ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e vitit 2021, njësia 10, i cili rezultoi i suksesshëm.

Votimi dhe numërim elektronik në Tiranë, bën më të thjeshtë përpunimin e rezultatit përfundimtar si dhe ofron një proces të drejtë zgjedhor, duke mënjanuar komisionerët politikë të cilët krijojnë vonesa në proces për shkak të lodhjes apo tensioneve midis palëve”, thuhet në letrën e LZHK dërguar KQZ.

Por, përballë presionit të kohës, dy partitë më të mëdha, PS dhe PD kanë heshtur, duke mos i dhënë ende KQZ një mendim.

Lajm ne perditesim...

Përgjigja e LZHK për KQZ

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me flamurin në Çeki, Shakohoxha akuzon drejtuesit e FSHF-së: Rrinin si bufa në tribunë dhe nuk reaguan

Incidenti me flamurin në Çeki, Shakohoxha akuzon drejtuesit e FSHF-së: Rrinin si bufa në tribunë dhe nuk reaguan