SHBA mbështet planin politik të Rudina Hajdarit: Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje

Një ditë pas opozita e re në Kuvend krijoi grupet parlamentare, dhe thirrjes së fortë të Rudina Hajdarit që kryeson grupin demokrat, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2018, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh mbështetjen ndaj këtij vendimi dhe nxit këdo që mendon të kandidojë të regjistrohet në zgjedhje. Apel PD-së, LSI-së dhe aleatëve që kanë dalë nga Parlamenti: Riorganizohuni në procesin politik, merrni pjesë në zgjedhjet e qershorit. 

***

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë opozitës që të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Është ky qëndrimi zyrtar i ambasadës së SHBA në Tiranë, në një kohë që po afron afati për regjistrimin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Deklarata është bërë nga e ngarkuara me punë Leyla Moses-Ones për Zërin e Amerikës, e cila solli në vëmendje deklaratat e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer në Tiranë, i cili “u bëri thirrje atyre partive që kanë braktisur institucionet e Shqipërisë që të riangazhohen në procesin politik”, duke shtuar se “pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të qershorit është mundësia më e mirë për ta, që ta bëjnë këtë. Ambasada mirëpret konkurrimin demokratik të hapur dhe energjik në kutinë e votimit. Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata".

Nxisim këdo që mendon të kandidojë që të regjistrohet

Leyla Moses-Ones

Diplomatja amerikane përshëndeti njëkohësisht edhe vendimin e deputetes Rudina Hajdari dje në Kuvend teksa u formalizuan gruper parlamentare, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. "Përshëndes hapat konstruktivë të opozitës në parlament dje, të cilët formalizuan më tej praninë dhe pozicionet e tyre si deputetë", , tha deiplomatja, ndërsa i ka bërë thirrje kujtdo që kërkon të kandidojë, të regjistrohet në zgjedhjet lokale.

 “Formimi i grupeve parlamentare  do të forcojë më tej aftësinë e tyre për të përfaqësuar zgjedhësit e tyre si anëtarë aktivë të parlamentit. Parlamenti i Shqipërisë vazhdon të funksionojë. Ky vazhdim i proceseve parlamentare, përfshi hyrjen e deputetëve të rinj, zhvillimin e debateve dhe miratimin e ligjeve, është shenjë e vazhdimësisë dhe stabilitetit të këtij institucioni të rëndësishëm demokratik”.

Pas mbështetjes së ambasadës amerikane, i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Hajdari e cila përmes një postimi në Twitter, e cilësoi bojkotimin e zgjedhjeve si një vetëvrasje politike, duke lënë të kuptuar se partia e re se djathtës që pritet të krijohet nga ajo, do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar dhe e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet", shkruan Rudina Hajdari e cila përcolli këtë mesazh të sajin në Twitter menjëherë pas reagimit të SHBA-së për VOA-n. Kjo është një frazë e shkëputur nga fjalimi që Hajdari mbajti në Kuvend, ditën e djeshme kur u formalizua grupi parlamentar,

Një ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha tha se opozita futet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke theksuar si kusht të panegociueshëm largimin e Edi Ramës. Ndërsa shtoi se opozita do të pamundësojë zhvillimin e zgjedhjeve në të cilat opozita nuk do të marrë pjesë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tirona: 23/04/2019 13:23

    po kjo nuk di te lidhe dy mendime e flase rrjedhshem fiks si i jati. nuk di te artikulohet. tamam qe kemi ngelur ne vend ne kete pike si 30 vjet te shkuara, asgje nuk ka ndryshuar. Si shtetase amerikane kjo nuk ka ne asnje rast me te mire e nje kombi tjeter ne mendje, dhe ehste e detyruara ti hedhe kembet sipas interesave amwerikane (qe ndrojne drejtim si era tashti qe Trump ehste ne presidence) qe ia diktojne ne ambasade. good luck po si e perpjete po me duket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë