Zgjedhjet, denoncon Ben Blushi:
Ja si LIBRA-s iu vodhën votat 

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku nuk arriti që të dilte deputet.
 
Blushi thotë se votat janë vjedhur, ndërsa në denoncimin e tij në Facebook sjell rastin e Memaliajt.
 
Ai shprehet se në Memaliaj, qarku Gjirokastër, LIBRA kandidoi Mystehak Muhon,  i cili votoi bashkë me familjarët e vet, por pas numërimit rezultoi me zero vota.
 
HISTORIA E KANDIDATIT LIBRA NË MEMALIAJ. SI JU VODHËN VOTAT E FAMILJES
Për të gjithë ata që pretendojnë se këto zgjedhje kanë qenë të drejta dhe për të gjithë ata që ngushëllohen me besimin se ka ende shqiptarë të lirë po tregoj një histori.
 
Në Memaliaj, qarku Gjirokastër, LIBRA kandidoi një djalë që quhet Mystehak Muho. Ai votoi bashkë me familjarët e vet gjithsej 6 veta te Pallati i Kulturës qendra 43 69/1.E dini sa vota gjeti pas numërimit?
 
Asnjë. Këto janë zgjedhjet e 25 qeshorit 2017 në të cilat LIBRA mori sipas KQZ 19666 vota. Natyrisht pa 6 votat e Mystehak Muhos.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SPAK mbyll hetimet për ‘Xibrakën’: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës

SPAK mbyll hetimet për ‘Xibrakën’: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës